Ndahen çmimet për "Urta fest Junior"

11 Mars 2024, 09:46Kulturë TEMA
Ndahen çmimet për "Urta fest Junior"

Festivali ‘Urta Fest Albania’, në edicionin e tij të tretë dhe i pari i formatit ‘Junior’, është një iniciativë e organizatës ‘E ardhmja ime, e tashmja ime’ (me në krye Kastro Zizo), me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, për të mbështetur dhe promovuar fëmijët e moshave 7-16 vjeç, në fushën e muzikës.  Dy edicionet e mëparshme të ‘Urta Fest Albania’ kanë qenë të dedikuara të rinjve të moshave më të mëdha, kryesisht adoleshentë, me qindra aplikantë dhe shumë performanca të vendosura në skena të ndryshme në Tiranë. Për shkak të interesimit të lartë nga fëmijët, organizata ‘E ardhmja ime, e tashmja ime’ vendosi t’ia dedikonte këtë edicion fëmijëve të
moshave 7-16 vjeç. Konkurentët paraprakisht janë prezantuar në konkurs me materiale ‘cover’ ose origjinale në ditë të dedikuara skenave në qytetin e Tiranës. Nga 45 aplikues nga gjithë qytetet e Shqipërisë, vetëm 8 prej tyre arritën në finale, 6 në skenën e finales e cila u mbajt ditën e dielë, datë 10.03.2024, ora 19:00, në sallën e Liceut Artistik ‘Jordan Misja’. Fëmijët performuan materiale muzikore të punuara nga produksioni i Urta Fest, pasi kishin punuar dhe bërë prova me coach/profesor kantoje Franc Koruni. Festivali u moderua nga këngëtarja Vesa Luma.
Publiku pati mundësinë të shijojë perfomancat e artistëve: Big Basta, Franc Koruni, Xenex dhe ‘Densen’ Dance Academy, trupa e baletit që shoqëroi dhe performancat e konkurentëve. 
Të ftuar nderi ishin drejtoresha e Përgjithshme Për Promovimin e Qytetit, znj. Mirela
Koçollari, Gazetari Ervin Kurti dhe këngëtari Endrik Beba. Juria e festivalitpërbëhej nga Franc Koruni, Indripendent FX, Ervin Kurti.
Fëmijët që performuan:
1. Kristiana Dano 13 vjeç
2. AMS (Angjelos Marga) 16 vjeç
3. Sejgi Lahi 11 vjeç
4. Prishila Feruli 14 vjeç
5. Anja Canaj 15 vjeç
6. Ajlin Hasani 12 vjeç

Çmimet:
1. Çmimi i Bashkisë Tiranë u dha nga Drejtoresha e
Përgjithshme Për Promovimin e Qytetit, znj. Mirela Koçollari
për AMS (Angjelos Marga)
2. Çmimi i Medias u dha nga gazetari Ervin Kurti për Kristiana
Dano
3. Çmimi Best Hip-Hop u dha nga Big Basta për Sejgi Lahi
4. Çmimi Best Interpret u dha nga Indripendent FX për Anja
Canaj
5. Çmimi Ylli në Ngritje u dha nga Franc Koruni për Prishila
Feruli
6. Çmimi Best Performance u dha nga Endrik Beba për Ajlin
Hasani
Në vend të tretë u radhit Prishila Feruli, në vend të dytë Ajlin Hasani dhe fituesja ishte Anja Canaj.

A.K./TemA

1 Komente

  1. a
    alphazeta

    Por çfarë do të thotë "Urta fest Junior" o ju shkërdhefsha racën?! U bëtë edhe ju bij barinjsh den baba den të na bëni si perëndimorë!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje