Eol Çashku zgjidhet si kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

11 Mars 2024, 09:34Kulturë TEMA
Eol Çashku zgjidhet si kryetari i ri i Qendrës Kombëtare

Eol Çashku është kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, i emëruar nga Këshilli i Ministrave pas propozimit të kandidaturave nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Eoli vjen nga eksperiancë produksionesh kinematografike kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është angazhuar në arsimin e lartë universitar pas kthimit nga Franca. Ai ka punuar si drejtor i produksioneve në Akademinë Marubi duke ndihmuar në edukimin e qindra profesionistëve të rinj të filmit dhe medias nga Shqipëria dhe rajoni dhe duke shfaqur filma studentorë me metrazh të shkurtër. Spikat bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare si OSBE apo BE.

Këtu ai ka një përvojë pothuaj njëzetepesëvjeçare në projekte franceze, belge, holandeze, izraelite dhe amerikane. Platforma e tij për menaxhimin e QKK analizon problematikat e deritanishme dhe ofron zgjidhje konkrete, vision vetëfinancues e gjenerues të ardhurash për sektorin ku thekson edhe bashkëpunimin me francezët e Centre National du Cinema. A.K./TemA

Lini një Përgjigje