Shkodër: Teatri Migjeni shpall fituesit e projekteve për thirrjen e hapur

9 Mars 2024, 09:31Kulturë TEMA
Shkodër: Teatri Migjeni shpall fituesit e projekteve për thirrjen e

Teatri Migjeni në shkodër ka shpallur fituesit e thirrjes së hapur për projektet e reja që do vihen në skenë në këtë vit. Fituesit janë Driada Dervishi, Kuniaki Ida, Fatos Berisha. Driada Dervishi është një regjisore shumë e mirë shqiptare e laureuar shumë herë. Në teatrin “Migjeni” ajo do sjellë një komedi shumë të suksesshme të bërë dhe film nga regjisori francez François Ozon.

Kuniaki Ida është regjisor nga Japonia, i diplomuar për regji dhe arte me specializimin për Teatër dhe Opera. Ai do sjellë  kryeveprën e Brehtit “Opera për tre groshë”. Fatos Berisha rikthehet pas dy bashkëpunimeve më para me teatrin “Migjeni”, shfaqjeve “Black Box” dhe “Zona e pritjes”. Këtë herë do ta shohim me një komedi të zezë të autorit bullgar Hristo Boychev. Në kategorinë e shfaqjeve për fëmijë ka fituar një nga kryveprat botërore të Roald Dahl “Matilda”. A.K/TemA

Lini një Përgjigje