U shfaq drama "Gjysmë jeta e Marie Curie" në teatrin Metropol

8 Mars 2024, 08:22Kulturë TEMA
U shfaq drama "Gjysmë jeta e Marie Curie" në teatrin

Vazhdon të shfaqet në Teatrin Metropol drama « Gjysmë jeta e Marie Curie ». Kjo dramë sjell në skenë jetën dhe sfidat e Marie Curie, shkencëtares së njohur dhe fitueses së Nobelit. Me tekst të pasur dhe dialogje të mprehta kjo vepër është një homazh ndaj kontributeve në shkencë të Curies. Gjithashtu kjo është një shfaqje që e tregon Curie-n nga një pikëpamje tjetër, këtë herë më e prekshme dhe njerëzore, përtej mitit që ka ndërtuar historia për të.

Një grua e jashtëzakonshme, Curie është dashur të përballet me një sërë barrierash që synonin tía bënin të pamundur asaj suksesin në fushën e shkencës. Pavarësisht talentit dhe zgjuarsisë të jashtëzakonshme Curie ishte sërish grua dhe duke qenë e till në një mjedis tërësisht burrëror dhe maçist ajo ndihej si e huaj, por jo vetëm kjo, ajo sërish ishte e paragjykuar dhe e penguar për të arritur qëllimet e saj. Nuk ishte çështja te marrëdhëniet personale sa te pengesa dhe mosbesimi ndaj saj. Në atmosferën shkencore besimi është gjëja më e rëndësishme, kredibiliteti për ta thënë në një mënyrë tjetër dhe duke qenë grua, Marie Curie apriori ishte një shënjestër më e lehtë për sharlatanët dhe burrat e fortë. Në rolet kryesore janë Yllka Mujo dhe Armela Demaj. Shfaqja do të jetë deri me 24 Mars. A.K./TemA

2 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Dikur kishim hobi sportin,dhe mbertheheshim para televizorit ! Me kalimin e viteveve dhe bombardimit te Shqiptarve me emisione se "cdo gje esht Shqiptare,dhe ka lind nga Shqipja " hobi sot kemi vetem historin" ! Nje pyetje per Sazanin ,Dalipin,dhe Kocaqin : A mos esht Marie Curi (e) Shqiptare dhe mundesisht nga ana ime Mirdita,se ne kemi sa te dush,me ket emer dhe mbiemer ne anet tona ? Ju lutem bani cmos dhe na e nxirrni Shqiptare,se te gjith i kemi,vetem me shkencetar jemi mangut !

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqip dhe pastër.

      Edmond, të lumt se ke gjetur tamam me çfarë të tallesh. Me sharlatanët këtë punë duhet të bëjm të gjithe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje