U shfaq në Elbasan dhe Kukës dokumentari "Trup për turp"

7 Mars 2024, 08:54Kulturë TEMA
U shfaq në Elbasan dhe Kukës dokumentari "Trup për

Në Elbasan dhe Kukës në datën 5 Mars u shfaq dokumentari “Trup për turp” i BIRN Albania në bashkëpunim me Barraka Productions. Ky bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative dhe Elton Baxhakut ka qenë një nga të munguarit e mëdhenj në kinematografinë shqiptare dhe lëminë e dokumentarëve.

Dokumentari trajton dhunën me bazë gjinore dhe përbëhet nga rrëfime autentike të grave dhe vajzave shqiptare që janë përballur me këtë dhunë dhe në mënyrë të guximshme këtë herë kanë qenë ato që kanë ngritur zërin kundër këtij fenomeni tejet shqetësues për një shoqëri si kjo e jona. A.K/TemA

Lini një Përgjigje