Nga datat 11-19 Mars Teatri "Migjeni" në Shkodër organizon "Festivalin e teatrit për të rinj". Në datën 11 mars do të zhvillohet në orën 18:00 ndërsa nga data 12 deri me 19 mars në orën 17:00.
Festivali do të realizohet me pjesëmarrjen e shkollave të mesme të qytetit ku secila ka nga një pjesë teatrore të përzgjedhur. Kështu shkolla e mesme “Jordan Misja” me regji të Jozef Shirokës do vërë në skenë “Parathania e parathanieve”, shkolla e mesme “28 Nëntori” do vërë në skenë “Pallatin 176” me regji të Fritz Selmanit, ajo “Atë Pjetër Meshkalla” me regji të Aleksandër Prenga do vërë në skenë “14 Vjeç dhëndërr” dhe shkolla “Adem Haxhija” me regji të Simon Shkrelit do vërë në skenë “Ariu”. Hyrja do të jetë e lirë. A.K./TemA
Durresin e shpetoi Rilindja vallahi...ska mo as gjimnaze jo me festivale thiatrore...!