Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi shfaq filmin "France"

5 Mars 2024, 09:26Kulturë TEMA
Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi shfaq filmin "France"

Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi të mërkurën me 6 Mars ora 19:00 shfaq filmin “France” nga Bruno Dumont dhe me Lea Seydoux në rol kryesor. Filmi do të shfaqet në kuadër të Pranverës së Frankofonisë në gjuhën frënge dhe me titrat në shqip.

Filmi është një metrazh i gjatë rreth dy orë dhe përshkruan jetën e një gazetareje televizive e kapur në një spirale ngjarjesh që do të çojnë në rënien e saj. Mes dramës dhe komedisë Franca kërkon të paralelizojë krizën intime dhe publike të një gruaje në sfondin e Francës bashkëkohore. Filmi synon të jetë një satirë për trajtimin e informacionit nga kanalet televizive. A.K./TemA

Lini një Përgjigje