Shfaqet sot Dokumentari "Trup për turp" në Kinema Millenium

4 Mars 2024, 08:45Kulturë TEMA
Shfaqet sot Dokumentari "Trup për turp" në Kinema Millenium

Sot, me datë 4 Mars në ora 19:00 shfaqet në Kinema Millenium « Trup për turp », dokumentari i ri i regjisorit Elton Baxhaku dhe BIRN Albania. Dokumentari është një prodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri në bashkëpunim me Barraka Productions.

“Trup për turp” paraqitet si dokumentar që synon zhbirimin e çështjes së ngacmimit seksual ndaj grave dhe vajzave në linjën e lëvizjes #me_too. Dokumentari përpiqet të thotë dhe të na ndërgjegjësojë se asnjë grua nuk mbetet e paprekur nga ky fenomen. Filmi merr në konsideratë rrëfimet e heshtura të tyre dhe sfidat me të cilat zakonisht ballafaqohen gratë në rrugën e gjatë drejt drejtësisë. Mendësia patriarkale e ka shndërruar trupin e femrës në telajo turpi nepërmjet dhunës dhe i ka shndërruar këto vetë (gratë dhe vajzat) në viktima.

Dokumentari paraqet rrëfime nga gra të guximshme që sfidojnë tabutë dhe stigmën duke ndarë historitë e tyre dhe duke thyer heshtjen ndaj këtij fenomeni. “Trup për turp”është një thirrje për ndryshim shoqëror që vë në dyshim normat dhe sfidon prapambetjen. A.K./TemA

Lini një Përgjigje