Arti në Komunizëm, rrëfimi i Vangjo Vasilis në "Mes dy botëve": Ai që ka ditur të bëjë pikturë, e ka bërë edhe atëherë

3 Mars 2024, 10:00Kulturë TEMA

Arti në Komunizëm, rrëfimi i Vangjo Vasilis në "Mes dy

Vangjo Vasili nuk është thjesht një piktor, ai është një artist me shpirt dhe vizion të jashtëzakonshëm, i cili ka arritur të kapërcejë kufijtë e mendimit tradicional dhe të ndërtojë një univers të vetin, plot me ngjyra, forma dhe emocione.

Në përballë "Mes dy botëve" nga Helidon Haliti, Vangjo Vasili rrëfen se frymëzimin e gjen nga origjina e tij, dhe për të si artsit, Pogradeci është burimi i tij i vërtetë.
Me një eksperiencë tejet të gjatë në të dy sistemet, piktori i njohur ka rrëfyer se si ishte të bëje art në komunizëm.
“Po të duash që të justifikohesh, justifikohesh. Gjen një justifikim për të thënë ose për të mbuluar një diferencë. Ai që ka ditur të bëjë pikturë, e ka bërë pikturën. Çfarë mund t’i thuash ti Danish Jukniut apo Skënder Kamberit, cfarë t’u thuash me veprat që kanë krijuar ata?! Sollën koloritin, sollën atmosferën e trojeve shqiptare, një pikturë e mbështetur thellësisht në kulturën botërore sepse ata kishin informacion, kishin studiuar, kishin parë veprat që janë realizuar dhe bëhej një jetë më artistike brenda përbrenda. Sot njerëzit sigurisht që janë më të lirë, por nuk do të thotë se janë më të predispozuar për të bërë art më të madh. Kjo nuk është abslute. Ai që do të bëjë art dhe do ta bëjë artin, është në çdo moment, ai do bëjë veten. Vetëm duke bërë veten ti i paraqitesh të tjerëve se kush je, nga vjen, pse ke ardh deri këtu. Ajo tregon rrugën tënde, përkushtimin tënd, qëndrueshmërinë sepse duhet një qëndruehsmëri shumë e lartë për ta arritur që të krijosh një vlerë. Unë për vete jam shumë i lumtur kur arrij të konsolidoj një vlerë të caktuar”, thekson Vangjo Vasili.

Por sa të vërteta ishin diskutimet artistike dhe kritika e asaj kohe? Për piktorin e njohur pogradecar, pavarësisht kufizimeve të regjimit, ato mund të të shërbenin për të ecur përpara. “Atëherë kishte vlera të tjera për të marrë informacionin. Sepse ishin librat e artit. Sigurisht ti nuk mund të shkoje dot të vizitoje një muze ashtu siç kanë bërë shqiptarë të tjerë që kanë qenë jashtë. Patjetër, por ishte prania e librave të artit me prodhime shumë të mira të asaj kohe. Nëse insistoje dhe ti mbaje për vete anën profesionale, pa e ngatërruar me gjë tjetër, ato sigurisht që do të ndihmonin shumë për të bërë veprën tënde nesër”, nënvizon piktori Vangjo Vasili.

Është personaliteti më i njohur në fushën e pikturës mistike e alegorike me mundësi te jashtëzakonshme krijimi. Veprat e tij gjenden në shumë koleksione private të botes por dhe në institucione te ndryshme shtetërore te këtyre vendeve, si dhe në : Suedi, Luksemburg, Uells, ShBA, Kanada, Argjentine, Belgjike, Spanje, Malte, Indi etj.

3 Komente

  1. v
    vec pordhe

    Vangjua flet percart,kur ne njeren ane thote,qe piktori mund te ish i tille dhe ne regjimin komunist,kur ai penelin ta prangoste dhe ti mund ta levizje ate brenda realizmit socialist,qe te shndrronte pothuaj ne nje fotograf,dhe ne anen tjeter vete Vangjua ka arritur sukses kur e ka valevitur penelin ne ekstremet e zhanrit te piktures,kur vetem me nje piktur te ketij lloji,Vangjua jone,i asaj kohe do ta kish ngrysur jeten ne birucat e Spacit.

    1. S
      Shaqo

      Shume i sakte, cdo pretendim tjeter eshte justifikim per paaftesine. Bravo e madhe Vangjo.

      1. F
        Fshatari

        Jane vetem 2 opinione me shqiptaret . Njera pale thote na lere rehat me komunizmin dhe pala tjeter komunizmi kishte te mirat dhe te keqiat. Asgje e re ketu, thjeshte te vake(te vaket Zoti ‘’I peshtin’’) Nga ana tjeter cdo lloje krijimtarie intelektuale spjegojne me lehte me shembuj . Psh Si spjegohet se Russia ne shekullin e 19 ishte ‘’mburrja’’ e botes ne shume aspekte dhe me ardhjen e komunizmit u be shkretetire ? Si spjegohet qe gjithe bota sot do te shikoje cdo gje artistike qe i perket para shekullit te 20? Sigurisht shume duan te shikojne Desney… por sja vlen te them me shume. Cdo lloje zhvillimi qofte intelektual apo material arrin kulmin kur ka liri te plote. Kur heq lirine sic beri komunizmi apo demokracia sot ,cdo lloje zhvillimi kthehet ne shkretetire. Kur nga ana tjeter gjithe shqiptaret( skam degjuar ndonje me opinon tjeter) mendojne se psh ne kohen e Zogut dmth ne fillim te shekullit te 20 ne ishim shume te prapambetur, pa pare anen cilesore dhe shpirterore. Kuptohet se ne jemi rrace me botkuptim unik ne bote dhe qe eshte e veshtire te spjegohet . Prandaj te flasesh per anen shpirterore apo per Zot tek Shqiptaret qe eshte burimi i cdo lloje krijimtarie eshte e pamundur.

        Lini një Përgjigje