Akademia e Shkencave prezanton të hënën punimet në etnomuzikologji të Red Radojës

3 Mars 2024, 17:50Kulturë TEMA
Akademia e Shkencave prezanton të hënën punimet në

Në Akademinë e Shkencave, ditën e hënë, 4 mars 2024, ora 11.00 Red Radoja do prezantojë një pjesë të punës së tij etnomuzikologjike. Ai ka studiuar për piano dhe dirigjim pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Më tej ai i ka thelluar studimet e veta në këto dy fusha edhe në konservatorët e Strasburgut dhe të Dizhonit, por ka studiuar edhe muzikologji në universitetin e Strasburgut.  

Redi ka botuar disa punime etnomuzikologjike, kryesisht mbi eposin e veriut por edhe mbi shumëzërëshin e jugut. Prezantimi është një nga aspektet më pak të njohura të punës së tij të shumanshme si muzikant. Ai njihet për publikun e gjërë si një pianist me mjaft stil.


Ndër të tjera ai do të prezantojë disa nga tezat dhe gjetjet e tij në lidhje me eposin e kreshnikëve, që përbën edhe interesin e tij kryesor studimor. A.K./TemA

1 Komente

  1. K
    Kur ta futë miku

    Eposi i Kreshnikëve, kënduar me lahutë, e lahutën e përvetësuan serbët duke e rexhistruar në UNESCO si "vegël muzikore serbe"! Kjo na ndodhi kur kryeministrin e kemi nga kultura, nga arti! Miku ia futi Piktorit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje