"Dune: Pjesa e dytë" grumbullon 178 milionë dollarë në fundjavë

4 Mars 2024, 08:32Kulturë TEMA
"Dune: Pjesa e dytë" grumbullon 178 milionë dollarë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Dune: Pjesa e dytë” ka thyer rekorde në box office duke grumbulluar rreth 178 milionë dollarë në mbrëmjen e fundjavës hapëse. Kujtojmë se filmi fantashkencë nga Denis Villeneuve kishte pritshmëri të larta dhe nga këto ai nuk ka zhgënjyer aspak. Filmi kishte buxhet të madh dhe tashmë ka mbërritur në majë të grafikëve të box office. Audienca ndihet e përfshirë nga këto personazhe shumë njerëzorë dhe kjo ka kontribuar në suksesin e filmit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje