Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit çel konkursin për Logon Kombëtare në 80 vjetorin e çlirimit

5 Mars 2024, 09:15Kulturë TEMA
Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit çel konkursin

Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit ka çelur konkursin për Logon Kombëtare në 80 vjetorin e Çlirimit të Atdheut. Për të aplikuar duhet dorëzuar projekti dhe dokumentacioni te Zyra e Protokollit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe elektronikisht në adresën: [email protected].

Synimi i kësaj “Logo” në kremtim të 80 vjetorit të çlirimit duhet të jetë pasqyrimi i një konfiguracioni simbolik dhe një krijim origjinal në përmbajtje dhe formë. Kjo “Logo” do të shoqërojë eventet zyrtare dhe shkresat protokollare të Institucioneve qendrore shtetërore. Data e fundit e aplikimeve është 22.03.2024.

Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë studentë, artistë dhe krijues në fushën e arteve pamore. Artisti që merr pjesë në konkurs duhet të dorëzojë punimin dhe dokumentacionin e aplikimit me ngjyra dhe të printuar dhe gjithashtu në formë elektronike bashkë me një CV dhe kartë identiteti.

Punimet duhet të jenë origjinale dhe papublikuara më parë dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autenticitetin e tyre para ligjit. Pranohen punime individuale ose në të realizuara në grup. Mungesa e një apo më shumë dokumenteve ju skualifikon nga konkursi. Asnjë projekt që nuk shpallet fitues nuk do të përdoret nga MEKI. Vlerësimi artistik i Çmimit Fitues është 300.000 (treqind mijë) lekë ku përfshihet dhe taksa sipas legjislacionit në fuqi. A.K.TemA

Lini një Përgjigje