Në Torrën Veneciane në Durrës u përkujtua Lasgush Poradeci

6 Mars 2024, 08:17Kulturë TEMA
Në Torrën Veneciane në Durrës u përkujtua Lasgush

Në Torrën Veneciane në Durrës, të hënën, në kuadër të vitit “Lasgush Poradeci” shpallur nga QKLL është mbajtur një mbrëmje poetike në nderim të poetit. Me pjesëmarrjen e shkrimtarit dhe gazetarit Bashkim Hoxha poeti u përkujtua nga të pranishmit nepërmjet letrave dhe poezive që ai ka shkruar.

Më të veçantat ishin letrat për Nafije Memën, gruan e bukur nga Durrësi që ai e desh aq shumë. Këto letra u lexuan nga e bija e tyre Maria. Aty ndër të tjera ai shkruan : « E dashur Nafije,

Sot kur po t’i shkruaj për të parën herë këto radhë, ndjej se jam i pafuqishmë të të them atë që kam në zemër. Një dobësi më zotëron. Sa i dobët paskam qënë për të çfaqur ato që dua. Ku është them tashi mjeshtëria e pendës. Ajo sot ka sbritur fellë në shpirt, më ka lënë prej gazit pa fjalë, dhe prandaj dyke t’i shkruar këto rradhë dua vetëm që dhe ti të ndjesh atë lumtëri të heshtur, të mbushur me dritë, që ka zënë vëndin e fjalëve në fund të zemrës s’ime… »

Kujtojmë se ky vit është shpallur si viti « Lasgush Poradeci » nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe aktivitet si ky që u mbajt në Durrës do të mbahen në gjithë Shqipërinë. Aktiviteti është mbështetur nga Bashkia Durrës. A.K./TemA

Lini një Përgjigje