ArtTurbina zhvillon FemFest, një festival tërësisht "dedikuar asaj"

6 Mars 2024, 09:05Kulturë TEMA
ArtTurbina zhvillon FemFest, një festival tërësisht

Në Teatrin “ArtTurbina” do të zhvillohet FemFest, një festival tërësisht “dedikuar asaj”. FemFest është një festival për gruan dhe nga gratë. Ka synim të fuqizojë gratë dhe të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë rreth të drejtave të grave. FemFest zhvillohet këtë vit për herë të tretë dhe një nga synimet e veçanta të këtij viti është të vendosë nën dritë arritjet e grave në politikë, art e kulturë.  FemFest do të qendrojë i hapur dhe tre ditë, pra deri me datën 8 Mars. A.K./TemA

Lini një Përgjigje