Ka ardhur më së fundmi në shqip romani i Gabriel Garcia Markez “Shihemi në gusht”. Ky roman ka qenë më parë i pabotuar (sepse Garcia Markez zgjodhi kështu) dhe vjen edhe në shqip me përkthimin e Mira Meksit. Botimi në shqip koinçidon dhe me botimin e tij anëkënd botës.
Kujtojmë se të drejtat ekskluzive për Gabriel Garcia Markez në shqip i ka shtëpia botuese Onufri, shtëpia botuese e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare.
“Shihemi në Gusht” rrëfen në mënyrë mjeshtërore historinë e Anës, një grua e martuar e cila çdo vit kur viziton varrin e të ëmës me datë 16 gusht dhe lë atje një tufë me gladiola kërkon një dashuri sa për një natë. Sipas shqipërueses Meksi “romani sjell ngjyrat dhe aromat e karaibeve”. Librin mund ta gjeni në librarinë “Onufri” në Myslym Shyr. A.K./TemA
Ky roman ka qene me pare i pa botuar ne shqip!!!!!! Kjo fjali vetem shqip nuk eshte.