Nesër, me datë 7 Mars, ora 18:30 në Bazament Art Space (Tiranë) do të çelet ekspozita nga Niku Alex Muçaj. Kjo ekspozitë kurohet nga Reto Thuring.
Në ekspozitën e tij personale me titull “Inter” Niku Alex Muçaj trajton nga pikëpamja e vet jo vetëm çështje të ndjeshme shoqërore por na bën dhe një prezantim me përvojat e tij personale në lidhje me këto çështje. Titulli i ekspozitës ka të bëjë me lojën e fjalëve, “Inter” do të thotë “midis” dhe mund të kuptohet si një lidhje mes historisë së Muçajt si një refugjat i mitur me varkë dhe aktivistit social dhe artistit kontemporan që e ndan kohën e tij mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Kjo gjithashtu mund të shërbejë edhe si reagimi specifik i artistit ndaj zhvillimeve të fundit në jetën politike dhe shoqërore shqiptare. Ekspozita do të qendrojë e hapur deri me datë 28 Mars. A.K./TemA
Lini një Përgjigje