Në qendrën e artit "Gëzim Qendro" vjen artistja e huaj

7 Mars 2024, 08:40Kulturë TEMA
Në qendrën e artit "Gëzim Qendro" vjen artistja e huaj

Në qendrën e artit « Gëzim Qendro » me datë 11 Mars në orën 11:00 të paradites do mbahet një diskutim i hapur në praninë e artistes Karolina Halatek dhe me mbështetjen e Universitetit Polis. Në këtë event Karolina do prezantojë punën e saj artistike dhe projektin “Terminal for Tirana” të menaxhuar dhe kuruar nga Tirana Art Lab që është zgjedhur si një nga tetë punët fituese nga juria ndërkombëtare në kompeticionin “Arti në hapësira publike” i themeluar me nismën e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërsië. Instalacioni i saj fantastik së shpejti do ndriçojë hapësirën publike të Shqipërisë.

Karolina Halatek është një artiste polake që përdor dritën si mediumin e saj kryesor për të krijuar hapësira eksperimentale. Ka studiuar dizajn në Universitetin e Arteve në Londër, në Britaninë e Madhe, Arte në Universitetin e Kunste në Berlin, Gjermani dhe Art Vizual në Akademinë e Arteve të Bukura në Varshavë, Poloni. Halatek krijon instalacione që kanë karakteristika të veçanta. “Terminal for Tirana” mbështetet si projekt nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje