Qeveria shqiptare do të vijojë punën e saj të pakushtëzuar për mbështetjen e
shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe kudo në rajon. Ministri për
Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani lançoi sot nismën “Për shqiptarët në
rajon”, që nis me mundësitë e arsimit në Shqipëri të të rinjve në Luginën e
Preshevës.
Pas takimit me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së
Preshevës, rektorëve të 5 universiteteve në Shqipëri, përfaqësueve të 5 bashkive
respektive, Ministri Hasani nënvizoi se është është dakordësuar dhënia e 30
bursave të studimit dhe akomodim falas çdo për studentët nga Lugina e Preshevës,
nga universitetet dhe bashkitë e Tiranës, Gjirokastrës, Vlorës, Shkodrës dhe
Elbasanit.
“Nuk është e rastësishme që Shqipëria ka zgjedhur pikërisht arsimin si fokusin
kryesor të mbështetjes për Luginën. Ne besojmë që pikërisht nga arsimi fillon e
gjithë përpjekja për fuqizimin dhe rivitalizimin politik, ekonomik, kulturor e social
të këtij komuniteti të bashkëkombësve tanë të cilët përballen me një situatë jo të
lehtë dhe meritojnë të gjithë mbështetjen tonë”, tha Ministri Hasani.
Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë ka bërë një punë të mirë për të
dakordësuar bashkëpunimin mes Unionit të Afaristëve Shqiptarë dhe Fondit
Humanitar të Luginës së Preshevës me Dhomat e Tregtisë e Industrisë së Tiranës
dhe Këshillin Kombëtar të Agro-bujqësisë.
Ndërkohë, janë duke u shqyrtuar me shumë prioritet, mënyrat sesi mund të ofrohet
për Luginën, mbështetje për specializime në fushën e mjekësisë dhe të zhvillimit të
praktikave mjekësore pranë spitaleve shtetërore apo private në Shqipëri por
mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe medias.
Përveç këtyre nismave, në të ardhmen e afërt, objektivat do të materializohen edhe
me projekte të tjera në ndihmë të komunitetit shqipta.
“Së pari, për të frenuar pasivizimin e adresave, çka padyshim është diçka që na
shqetëson shumë. Së dyti, për njohjen e diplomave dhe thellimin e shkëmbimeve
kulturore, ekonomike e tregtare, sepse besojmë se kjo do të kontribuojë në
afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës; thellimin i
bashkëpunimit me faktorin shqiptar, kudo në rajon. Garantimi i të drejtave të tyre
të gjithë shqiptarëve dhe fuqizimi i tyre politik, social e ekonomik, janë prioritete të
punës tonë”, nënvizoi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Bursat për studentët e Luginës së Preshevës në secilin prej 5 universiteteve,
akomidimi i tyre nga bashkitë respektive si dhe punësimi gjatë muajve të verës në
disa prej qyteteve do të nisin nga viti akademik 2024 – 2025. Ndërkohë, në
universitetin e Gjirokastrës nisën studimet 3 studentet e para nga Lugina e
Preshevës. A.K/TemA
Lajmi ma i bukur i dites, do bahet xheloze msusja e shkenctarit Tualet, lol
Duket qe do te jete,,ndonje kontigjent debilash,qe u pelqen ndonje cope kartoni,nga universiteti me i dobet ne bote,qe jane ata albanistanas.Me mire merrni ndonje nuske nga hoxha aty ku jeni,pasi duket qe nuk keni tru,per universitet aty,qe nuk krahasohen me ato te rames.