Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit ditën e djeshme u mbajt një aktivitet përkujtimor në nder të Naum Priftit. Naum Prifti ka qenë drejtues i Vatrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të njëjtën kohë eseist, dramaturg, skenarist e shkrimtar, është nderuar me çmime të ndryshme si ai i “Pendës së argjendë” nga Ministria e Kulurës për vëllimin “Nëna e diellit” dhe me çmimin “Penda e artë” për vëllimin me skica humoristike “As Miço, as muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë në New York. Ka dhënë kontribut të çmuar si skenarist në kinemanë e viteve të komunizmit dhe i pyetur shpesh në debatin për ndalimin e filmave të komunizmit thotë se ato janë një kontribut i madh për artin e vendit tonë.
Vetë Naumi ka pasur një jetë të vështirë nën komunizmin e egër shqiptar dhe më pas nga viti 1991 si refugjat në SHBA. Në këtë event morën pjesë miq e dashamir, lexues të veprës së tij dhe shumë kolegë.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin udhëtuar dhe dy vajzat e tij, Julinka dhe Rafaela pikërisht për të nderuar figurën e atit të tyre. Naumi, ashtu si vëllai i tij Peter, ka qenë me kohë një zë shumë i fuqishëm i çështjes shqiptare. A.K./TemA
Naum prifti ,,,vellaj i tij quhet petro jo peter ,,,na e bet protestant nga orthodhks qe eshte ,,,