Lionsgate konfirmon që "Twilight" do ribëhet si serial i animuar

7 Mars 2024, 09:55Kulturë TEMA
Lionsgate konfirmon që "Twilight" do ribëhet si serial i

Lionsgate konfirmon që seria e famshme “Twilight” në ribërjen e saj do të jetë një serial i animuar. Filmi i famshëm thriller që na rrëmbeu zemrat kur ishim adoleshentë ka gjeneruar miliona të ardhura dhe kujtojmë është një nga hitet e kinemasë amerikane. Me Robert Pattinson në rolin kryesor të Edward Cullen dhe Kristen Stewart në rolin e Bella Swann ai është një alegori moderne për rritjen e të rinjve. Ai një djalosh melankolik, ajo një vajzë e qetë që ndihet e braktisur nga bota, në mes një sekret dhe një botë e errët. Gotik sa dhe romantik ky film bëri të pamundurën nepërmjet aktrimit të mirë dhe një skenari që ishte i bazuar në librat e Stephenie Meyer. Libra të suksesshëm këto që nga kërkesa e fansave përfunduan dhe me një libër të katërt nga trilogjia që qe e planifikuar fillimisht.

Sigurisht disa mund të thonë që ky film është shumë klishe apo dhe lehtësisht kulturë e ulët por me kalimin e viteve ai ka krijuar një bazë besnike fansash që ka shkuar deri aty sa të krijojë një ndjekje kult. Me kalimin e viteve Kristen Stewart e ka tejkaluar rolin e vajzës së mirë që ka nevojë të shpëtohet duke ndërtuar për veten e saj një imazh të vajzës së keqe që është gjithmonë në faqet e para të tabloideve. Kujtojmë këtu shfaqjen e saj së fundmi tërësisht e zhveshur në premierën e “Love lies bleeding”. Nga ana e tij, ylli tjetër i Twilight, Robert Pattinson ka bërë një jetë më të qetë dhe ka ruajtuar disi atë imazhin e djalit të mirë në të cilin e kemi parë që nga “Harry Potter” e deri te Twilight. Presim si do na surprizojnë këto personazhe në serialin e ri të animuar. A.K./TemA

Lini një Përgjigje