Berat: U shfaq dokumentari që trajton dhunën gjinore

8 Mars 2024, 08:08Kulturë TEMA
Berat: U shfaq dokumentari që trajton dhunën gjinore

Dokumentari “Trup për turp” ka vazhduar rrugën e tij të suksesit me shfaqjet e njëpasnjëshme në qytetet e Shqipërisë. Ka qenë Berati i njëmbinjëdritareve këtë herë destinacioni i preferuar i Dokumentarit. Aty ai është shfaqur pardje dhe është komentuar nga publiku berates që është ngazëllyer nga ky dokumentar.

Kujtojmë se dokumentari është një bashkëprodhim me regjisorit Elton Baxhaku, themeluesi i Barraka Productions dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri. Kjo vepër trajton të gjitha format e dhunës gjinore nepërmjet rrëfimeve të drejtpërdrejta dhe historive personale të grave që i kanë vuajtur në kurriz këto pasoja të kësaj dhune. Dokumentari është i lehtë për tu parë, i rëndësishmë për nga tematika dhe i rrjedhshëm në zhvillim. A.K./TemA

Lini një Përgjigje