Anulohet festivali "Lulapoluza" në Francë

8 Mars 2024, 09:18Kulturë TEMA
Anulohet festivali "Lulapoluza" në Francë

Festivali Lulapoluza në Paris ka anuluar edicionin e vet për 2024 që do mbahej në të njëjtën kohë me Lojërat Olimpike. Në fund të vitit 2022 një tavan u vendos për festivalet e mëdha të cilat zunë vendet e tyre si përshembull “Vielles Charrues” apo “Rock en seine”, me përjashtim të Lulapoluza Paris që do duhej të gjente një vend për ceremoninë hapëse.

Festivali Lulapoluza ka lajmëruar të enjten e 7 Marsit anullimin për vitin 2024, që mbahet tradicionalisht në Korrik dhe ka dhënë si shkas “pengesa logjistike, administrative dhe në lidhje me sigurinë”.

Në platformën “X” ky festival i muzikës nuk përmend në mënyrë eksplicite Lojërat Olimpike si shkakun kryesor por nënvizon që do ishte “e pamundur” që të organizohej “në kushtet më të mira të mikpritjes për fansat tonë, për artistët tanë dhe partnerët tanë”. Duket se duhen takuar me publikun vitin tjetër, në korrik 2025.

Manifestimet kulturore të verës 2024 përballen me pasiguri ka një vit e gjysëm nga shkaku i mobilizimit tërësor për Lojërat Olimpike të Parisit. Nga dhjetori i 2022, ministri i brendshëm, Gerald Darmanin evokonte anulimin e domosdoshëm të disa eventeve kulturore dhe përplasjen e sektorit të festivaleve. Që nga 2022 Festivaleve të mëdha ju janë vendosur kufizime por dhe ju janë përcaktuar oraret e tyre, me përjashtim të “Lulapoluza” që do ndodhte në të njëjtin moment si ceremonia hapëse e “Lojërave Olimpike”. Festivale të tjerë më të vegjël, si ai i Avignonit, i kanë bërë të ditura datat e tyre.A.K./TemA

Lini një Përgjigje