Giuseppe Contezza mbërrin në Tiranë. Në Qendrën për Hapje dhe Dialog në kryeministri me 6 mars është organizuar një takim nga shtëpia botuese Dudaj me autorin e librit « Italiania ». Ky libër mbi lirinë, përkatësinë dhe dashurinë është përkthyer dhe sjellë në shqip nga Agim Doksani.
Në praninë e autorit italian u fol për temat e varfërisë, kompleksitetit dhe luftës për të bërë më të mirën për vendin tonë, lirinë personale dhe të tjera gjëra që shërbejnë si tematikë e librit. Takimi në COD u organizuar me mbështetjen e Institutit Italian për Kulturën. A.K./TemA
Lini një Përgjigje