Ndërkohë që dita botërore e gruas festohet anëkënd globit le të hedhim një sy pas për hatër të gruas që e filloi të gjithë këtë, në 1911. 8 Marsi shenjon Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një festë me një shekull histori dhe ndryshime në shpinë. Fillimisht e njohur si Dita Ndërkombëtare e Grave Punëtore, rrënjët e saj i gjejmë në kauzën socialiste në vitet e para të shekullit të 20, dhe jo atë feministe si mendohet shpeshherë . Megjithëse ditë si kjo u festuan përpara 1911, 8 marsi i atij viti shenjoi të njëjtën ditë ndërkombëtare pas një propozimi nga komunistja gjermane Clara Zetkin,
Zetkin kishte qenë e përfshirë me lëvizjen socialiste në Gjermani që nga viti 1870 dhe emri i saj përmendej shpesh në gazetë në vigjilje të Kongresit të përvitshëm të Internacionales Socialiste. Ajo ishte gjithashtu një aktiviste e zjarrtë për të drejtat e grave dhe kujdesin shëndetësor, megjithatë Zetkin besonte se socializmi ishte lëvizja e vetme që mund ti shërbente grave të klasës punëtore, dhe se feminizmi i përkiste klasave të larta.
Megjithatë, pikëpamjet e saj politike ishin fokusuar te klasa dhe jo te gjinia, kjo do të thotë shumë në lidhje me faktin se si gratë trajtoheshin në atëkohë. Pavarësisht një përbuzjeje ndaj kulturës së gjuhës së rafinuar Zetkin u njoh përgjatë gjithë karrierës së saj për aftësi të jashtëzakonshme si oratore. Ajo përfaqësoi Partinë Komuniste Gjermane në Reichstag nga viti 1920 deri më 1933 kur kjo parti u nxorr jashtë ligjit nga Hitleri. Zgjedhja e saj në Reichstag në 1932 e bëri atë anëtaren më të vjetër dhe tradita nënvizonte që ajo duhej të hapte seancën parlamentare. Ajo hapi seancën me një sulm rreth 40 minuta ndaj Hitlerit dhe Partisë Naziste.
Clara Zetkin vdiq në 1933. Në nekrologjinë e saj ajo përshkruhet si « gjyshja e komunizmit », megjithatë kontributi i saj nuk duhet neglizhuar apo lënë pas, por përkundrazi, celebruar. A.K./TemA
Lini një Përgjigje