Del në librari libri i Damiano Aliaj "Një nomos për tokën"

9 Mars 2024, 09:43Kulturë TEMA
Del në librari libri i Damiano Aliaj "Një nomos për

Ka dalë në librari “Një nomos për tokën: Shkrime mbi mendimin e Carl Schmitt”, nga Damiano Aliaj. Libri vjen nga botime "Pika Pa Sipërfaqe" dhe është një përsiatje e gjatë për mendimtarin dhe juristin Carl Schmitt. Një nga mendimtarët politikë dhe juristët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, Carl Schmitt është gjithashtu një figurë e spikatur dhe origjinale e filozofisë europiane. Vepra e tij është me një tematikë komplekse që shpërhapet dhe në disiplina të tjera. Vëzhgimet e tij janë të mprehta dhe luan një raport me traditën hobbessiane duke analizuar disa nga fenomenet më të rëndësishme për teorinë e së drejtës.

Themeli i paqëndrueshëm i politikës, përballja me rrymat e mendimit pozitiviste dhe liberale flasin shumë për natyrën kontroverse të mendimit të tij dhe aktualitetin e tij sot si zgjatim i përpjekjes së autorit për të menduar sëbashku apo krahpërkrah me të.

Damiano Aliaj është studiues i filozofisë me interes kërkimor kryesisht në filozofi politike dhe së drejtës por këto disiplina nuk i sheh si të ndara nga metafizika. A.K./TemA

1 Komente

  1. K
    Kritiku

    Kjo eshte nje paturpesi e hapur. Ne fakt ky eshte nje perkthim i librit te Carl Schmitt nga ana e Damiano Aliaj, por ne kopertinen e librit del sikur ky i fundi eshte autori. Me keq akoma nuk di as te shkruaj ne gjuhen shqipe: Shkrime mbi mendimin e Carl Scmitt... Duhet te ishte shkruajtur "Shkrim mbi mendimet e Carl Schmitt. Ky lajm i sjelle nga ana e Temes nuk eshte kuptuar as nga ai qe e solli. Libri i Carl Schmitt eshte me shume per te kuptuar te juridiken nderkombetare dhe une nuk besoj se ndonjerit nga lexuesit e Temes(te shumtit jane analfabete funksionale) i intereson ky lajm. Mos prisni qe njerezit te shkojne dhe te blejne kete liber. Shqiptaret nuk dine me as te lexojne.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje