Oppenheimer fiton “Best Picture”, fituesit e tjerë janë sipas kategorive.
Aktorja më e mirë: Emma Stone për filmin “Poor Things”.
Aktori më i mirë: Cillian Murphy – Oppenheimer
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Da’Vine Joy Randolph- The Holdovers
Aktori më i mirë në rol dytësor: Robert Downey jr.-Oppenheimer
Regjisori më i mirë: Christopher Nolan
Muzika më e mirë origjinale: Barbie (Billie Eilish, Finneas O’Connell)
Muzika më e mirë filmike: Oppenheimer
Oscar e sivjetshëm sollën më shumë se tre orë glamour, lot dhe nudizëm. Ryan Gosling performoi hitin e filmit Barbie dhe performoi më mirë sesa shumë prej nesh mund ta kishin imagjinuar ndonjëherë.
Ai e filloi këngën duke ndenjur pas Margot Robbie, koleges së tij në Barbie e cila nuk e kontrollonte dot të qeshurën teksa ai i pëshpëriste në vesh. Në një kostum tërësisht bojërozë, Gosling performoi në skenë ku vallëzoi një koreografi me një duzinë Kenësh të veshur me kapele kauboji. Sikur kjo të mos mjaftonte Slash u shfaq për të performuar talentin e tij me një solo në kitarë. Kishte sugjerime që kjo koreografi ishte një homazh ndaj asaj “Diamantët janë miku më i mirë i një vajze”.
Energjia në sallë ishte infektuese. Gosling bëri të mundur edhe një bashkëkëndim me rreshtin e parë që kishte yje si Emma Stone (fituesja për aktoren më të mirë) dhe regjisoren e Barbie Greta Gerwig.
Stone pati dhe një “keqfunksionim të veshjes” prej gjithë kësaj atmosphere ndërkohë që ecte në skenë për të qenë e pranishme në marrjen e çmimit ajo nuk po dinte ç’bënte me pjesën e pasme të fustanit të saj.
Në prapaskenë ajo tha: “Më qepën sërish! Mendoj me të vërtetë se e shqepa gjatë performancës së “Jam thjesht Keni”, u mahnita kaq shumë nga Ryan dhe ai numër thjesht më mori mendtë. Thjesht po bëja qejf dhe gjërat thjesht ndodhin!”
Jimmy Kimmel u rikthye në Dolby Theatre për herën e tij të katërt si prezantuesi i Oscar. Ka ca përvojë dhe kjo duket. Kimmel përshëndeti në monologun e tij grevat mujore që e çuan Hollivudin gati në një ngrirje, duke i shkelur kështu syrin aktorëve dhe shkrimtarëve që ngulën këmbë për një marrëveshje.
“Për pasojë, aktorët, nuk kanë nevojë të shqetësohen se do zevëndësohen nga inteligjenca artificiale”- tha ai. “Falë kësaj marrëveshjeje historike, aktorët do shqetësohen se mos zëvendësohen nga njerëz të tjerë më të rinj dhe më tërheqës.”
Kimmel gjithashtu ngacmoi Donald Trump. Në përgjigje të postimit të Trump në Truth Social: “A ka ndodhur ndonjëherë të kemi një prezantues më të keq se Jimmy Kimmel?”, komediani u përgjigj nga skena: “A nuk ka kaluar orari jot i burgut?”
Por jo të gjitha shakatë e tij u kuptuan. Një ngacmim ndaj Robert Downey Jr dhe historisë së tij me abuzim me substancat nuk u kuptua nga turma. Doëney ishte fitimtari i vetëm që nuk hyri te dhoma e fitimtarëve për të folur me shtypin më vonë. Megjithëse e bëri një gjë të tillë dhe te çmimet Bafta.
As konflikti Izrael Palestinë nuk mungoi. Rrugët e Hollivudit u përmbytën me protestues që bërtisnin kundër luftës së Izraelit në Gaza, duke vonuar kështu trafikun dhe ngadalësuar mbërritjen e goxha yjeve. Protestues që këndonin “Armëpushim tani!” demonstruan përgjatë Sunset Boulevard ndërkohë që policia qendronte pranë.
Oscars këtë vit bënë të lumtur shumë fansa duke ju rikthyer një formati të vjetër televiziv, me fitimtarët e viteve të kaluara që lajmërojnë të nominuarit në katër kategoritë e aktrimit. Homazhe personale na dhanë ca momente të lumtura emocioni të vërtetë nga yjet. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për Da’Vine Joy Randolph që u prek kaq shumë sa i dolën lotë nga një prezantim nga Lupita Nyong’o. Kur fitoi trofeun për aktoren më të mirë në rol dytësor ajo na preku ne vetë.
Çmimi për kostumet nuk do të harrohet lehtë këtë vit falë prezantimit nga John Cena. I shtyrë nga Kimmel, ai veshi vetëm një zarf dhe ishte tërësisht i zhveshur. Cena, një aktor dhe mundës, shkaktoi të qeshura në sallë para një shkëmbimi batutash me Kimmel – një nga skeçet më të mirë të mbrëmjes.
“Trupi mashkullor nuk supozohet të jetë qesharak.” Tha John Cena.
“Imi është,” u përgjigj Kimmel.
Nuk ishte i vetmi moment i mbrëmjes që çoi njerëzit nga karriket e tyre. Al Pacino gati na shkaktoi një sulm paniku në fund fare. Kështu, kur Pacino hezitoi para se të shpallte Oppenheimerin si filmi më i mirë dhe më pas e tha shumë lehtësisht fituesin auditori mori frymë thellë. Shyqyr që askush nuk hipi në skenë ta korrigjonte. Akoma nuk e kemi marrë veten nga ngatërresa Moonlight/La La Land.
Qeni Messi gjithashtu u shfaq. Ai është ylli i Anatomy of a Fall, kryeveprës franceze të nominuar për filmin më të mirë. Te ky film ai luan Snoop Qenin. Kishte shumë spekulime nëse ai do shfaqej apo jo. Gosling dukej i lumtur që e pau Messin sërish.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje