Filmi i animuar shqiptar "E mallkuar" përzgjidhet në festivalin e Athinës

11 Mars 2024, 10:11Kulturë TEMA
Filmi i animuar shqiptar "E mallkuar" përzgjidhet në

Filmi i animuar “E mallkuar” apo “Cursed” në anglisht me regji të Artan Maku dhe prodhim i shtëpisë kinematografike MAKU dhe i financuar nga Qendra Kombëtarre e Kinematografisë është përzgjedhur në festivalin e Athinës "Animfest 2024". Festivali i Athinës organizohet nga Qendra për Arte Animacioni, Audivizuale dhe performative, një organizatë jo fitimprurëse që ka synim të sjellë gjeneratën e re më afër sekreteve tërheqëse të artit të animacionit dhe aplikimeve të tyre të ndryshme në ekranin e vogël dhe të madh, multimedia, internetin dhe çka tjetër në përgjithësi.

Festivali jep theks të veçantë filmave të animuar europianë, pavarësisht teknikave, tema, gjuha, kombësia dhe mosha, stili, trendi estetik që kanë artistët duke demonstruar kështu trashëgiminë kulturore të përbashkët që kanë popujt e Europës. A.K.TemA

Lini një Përgjigje