*Fjalë e mbajtur përpara kryesisë së Kuvendit Popullor të Shqipërisë me rastin e "Vitit të gjuhës shqipe"
Me përgëzimet e falenderimet për organizatorët e kësaj tryeze, nuk do
ta shihja të tepruar të thoshja se rëndësia e çështjes për të cilën do të flitet, kapërcen çdo pengesë a ndarje e secilës formë qoftë, paqton e vë bashkë në një radhë të gjithë, qytetarë,
politikanë e studiues. Binomi gjuhë – identitet, përbën ndoshta një nga pikat më të diskutuara në nivel ndërkombëtar veçanërisht në frymën e globalizimit, por po aq në nivel kombëtar, midis nesh, ku tubime edhe të kësaj natyre janë një ftesë e fuqishme për të bërë një shqyrtim të ndërgjegjes tonë, por gjithmonë përmes kritereve rigorozisht shkencore, përmes syzeve të fakteve historike, kërkimeve objektive, larg çdo fryme populiste.
Nëse pyetjes “kush jam unë” i shkon përkrah pyetja tjetër “cilët jemi ne”, na vë përballë dy
dimensioneve të ngërthyera njëra me tjetrën që janë përkatësisht identiteti individual e ai kolektiv. Secila qenie njerëzore e formëzon “veten” e vet në brendësi të një shoqërie e kulture
specifike, por pika më komplekse mbërrihet tek pyetja e dytë: cilët jemi ne shqiptarët, evropianë, bij të shoqërisë perëndimore, lindore? Shkurt, ku konsiston identiteti ynë? Termi identitet, në zanafillë nga greqishtja e vjetër por i rimarrë në latinishten e vonë nga idem (dmth “i njëjti”), identitas shfaqet në fakt në shekullin IV dhe i përket plotësisht sferës së shenjtërisë, fesë, teologjisë; a ishte Krishti i të njëjtës substancë me Atin e Shenjtë? Mbase Ciceroni e Seneka nuk do ta kishin kuptuar domethënien e një pyetjeje të tillë mbi identitetin e tyre romak. Qe filozofi gjerman Johann Herder që në gjysmën e dytë të Shtatëqindshit shkroi se gjeniu i gjuhës është edhe gjeniu i kombit. Kjo shprehje e tij u shndërrua në leitmotivin e lëvizjeve indipendentiste e nacionale të kohës, u bë ngjitësja për herë të parë e dy koncepteve, gjuhë dhe identitet. Është jashtë çdo diskutimi që në amzat identitare që shërbyen për të legjitimuar kombet që po lindnin, gjuha ishte një nga faktorët më të qenësishëm e rëndësishëm. E në fakt, kultorët e historisë klasike e njohin mirë lidhjen midis nation – të lindesh bashkë – dhe të krijosh një komunitet të përbashkët që shkon baraz kjo e fundit me: të flasësh të njëjtën gjuhë.
Gjuha shqipe në një rrugëtim të lashtë të sajin, mbart gjurmët që e shenjuan, por mbi të gjitha
mbart e sendërton konstitucionin mendor e shpirtëror të kombit tonë. Përtej shkollave të
mendimit mbi bashkëlidhjen e ndërsjellë gjuhë e identitet, të cilat kanë patur dhe kanë
këndvështrime të ndryshme, mbi të gjitha mjafton mendimi i sociologut të spikatur të kohëve
tona, Zygmund Bauer, i cili identitetet i sheh të lëngshme, gjuha qëndron si gur miliar e
përbashkues i një komuniteti, edhe i kombit shqiptar. E shenjuar nga kërcënimet reale në
historinë e saj, madje deri aty ku mund të mendohej se mund të zhdukej, ka shfaqur një
rezistencë e reziliencë unike. Por nuk është thjesht gjuha që qëndron e tillë. Janë folësit e saj,
ose më mirë të themi, është vullneti i tyre që mban, forcon e pasuron një gjuhë. E ky vullnet
shekullor e ka shpërfaqur veten rregullisht. Nëse jemi këtu sot për të folur a kremtuar edhe
vitin e gjuhës shqipe, një nismë ngazëllyese për mua, është falë vulllnetit të ndërgjegjshëm të
disa të përndriturve të historisë sonë. Por na duhet të kuptojmë që ndërgjegjësimi për vlerën e
pacmueshme të gjuhës amtare, nuk vjen as përmes retorikave boshe, as përmes fryrjeve të një
lashtësie të saj. Më së pari qëndron në trajtimin e saj me respekt sublim. Sublimiteti presupozon kategoriken, hyjnoren, mbase? Po, i tillë duhet të jetë.
Kjo presupozon rikthimin e prestigjit të saj, duke filluar nga vendosja në mënyrë kategorike e kësaj disipline në bazën e cdo shkolle, duke vazhduar në masat e marra ndaj ruajtjes së saj e duke vijuar me përgjegjësinë e secilit institucion publik. Matrica e shqipes i përket traditës të të diturve, nga Buzuku, Budi e Bogdani. Përbashkim e diversitet, një binom që bashkë me historinë e saj mund t’i sjellë vërtetë dicka të rendësishme Evropës, sepse i njëjti parim është vendosur edhe në themelet e ekzistencës së saj. Dy dialektet tona nuk paraqesin një ndarje kaq të fortë që të arrijë në moskuptim. Tek këto të fundit qëndron edhe plazmimi i gjeneratave të tëra, rreth këtyre gjuhëve (sepse dialekti është gjuhë) është ndërtuar edhe mendimi kombëtar. Ndaj me përkujdesjen më të madhe, të ruajmë xhevahiratet e gjuhës që janë dialektet, të folmet lokale, por duke mbajtur parasysh që prestigji i një gjuhe qëndron tek gjuha e normëzuar, gjuha letrare.
Dialektet mbartin vlerën e pazëvendësueshme të thelbit të shqiptarëve, por nuk janë të
“stërvitura” të debatojnë mbi tema të mëdha, as mbi Hegelin – thotë Umberto Eco.
Gjuha është një organizëm i cuditshëm që i bindet ligjeve të veta, pavarësisht vullnetit të atij
që e flet. Nëse cështja e shqipes rishtrohet me murmurima, apo me zëra edhe inkompetentë
nga ana e popullit, do të thotë që ky zë duhet marrë në konsideratë. Nuk kemi as pse
trembemi, por as nuk mund të kultivojmë idolatrinë ndaj lashtësisë apo jo, e as ndaj të kaluarës duke e idealizuar atë. Motivet e krenarisë tonë e të besimit për gjallërinë e rezistencën e saj, mund vetëm t’i konkretizojmë me impenjimin serioz për të përfunduar atë cka ka mbetur pa u bërë. Uniteti është imperativi. Serioziteti po aq. Serioziteti i bashkuar me ndërgjegjësimin e secilit qytetar të thjeshtë e aq më shumë institucion, sepse vetëm kështu mund të vetëdijësohemi për fatin e lumë që kemi patur. E në këto raste, më lejoni, unë gjej përgjigjen, frymëzimin e motivimin tek vargjet e Mjedës në poezinë “Gjuha shqype”, kushtuar albanologut Gustav Meyer (Krakov 1892).
Por gazmô nder gjith kto t’vshtira
Persè endè s’ sharrove krejt’
Diçka t’mbet nder ato t’mira
Mbas dy mij e ma shumë vjet.
T’ka mbet giuha qi po ndihet
N’fush e n’mal qi i zotnon;
Gjith’ku hija e jote shtrihet
Kû shqyptari zân e lëshon.
E nderuara Diana Jup Kastrati ! E lexova me kenaqesi shkrimin mbi fjalen tuaj ne kuvend, jo shume per menyren e te shprehurit ( shkruarit) se sa nga ajo se cfar Ju keni dshur te percillni nga ajo tryeze per gjuhen shqipe. Gjuha shqipe ka vetem nje pronar, e ai eshte populli shqiptar,. ai e ka ruajtur dhe e ruan nga cdo nderhyrje e huaj me pretekstin se ajo ( gjuha jone)nuk eshte ne gjendje te ndertoj e artikuloj terma te reja qe ti pergjigjen zhvillimit aktual te shoqerise njerezore. Atehere me cfar meren gjuhetaret tane?. Po ju sjell nje shembull se si populli yne me perkushtim te vecante per te kujtuar e per te mos e harruar asnjeher gjemen e madhe te kryqezimit padrejtesisht te Krishtit, i vuri emrin e saj dites se peste te javes - e xhuma, te cilen kok boshet shqiptar dhe me shtytjen dashakeqe te qarqeve te caktuara greke e ndryshuan dhe e quajten e premte, duke futut tinez edhe ketu emrin e nje miti grek Prometeut. Kokboshet menduan se emri e Xhuma ishte emertim turk, duke harruar se ky emer ishte vendosur nja 400 shekuj me pare se te vinin turqit ne Ballkan e Shqiperi. Emri e xhuma ose dita e xhumes vjen nhga dialekti geg i shqipes, sepse geget nuk e shqiptojne mire germen -gj- dhe e shqiptojne si - xh- ndaj gjelit nuk i thon gjel por xhel. fjalen gjeme e shqiptojne si xheme me nuanca si -xhuma. ky ishte emri shqip i dites se 5 te javes ne shqipen e lashte = E xhuma. Duke qene dite gjeme= dite zije, nenat tona nuk qepnin dhe as nuk thurnin triko diten e xhuma sepse shtizat dhe gjilperat u kujtonin njerezve kunjat me te cilat u gozhdua Krishti ne kryq. Greket duke na e nderruar emrin e vertet te dites se xhuma ne - dite e premte, e kishin qellimin shume te larget, ata synonin te na hiqnin, te na shkepusnin lidhjet tona me krishterimin dhe perendimine per te na paraqitur si popull islamik , dhe duhet te pranojme se deri diku ja kan arritur qellimit. ( Une nuk jam gjuhetar por me aq sa kam lexuar per te kuptuar rrenjet e shqipes mund te pohoj se ne shqip jane edhe emrata e planeteve qe njiheshin deri para 100 vjetesh po keshtu edhe emrii dielit dhe i henes). Edhe fjala Ҫezem = Ҫesema eshte shqip e jo turqisht, po keshtu jane ne shqip edhe emrat = vatan, penxhere, dere, tepsi, etj. Nuk po zgjatem me tej ketu. Me sa kuptova Ju keni dal kunder peticionit te nenshkruar nga te vet qujturit intelektual te cilet duan te ndalojne mendimin e lire e lirine e fjales.Nuk e gjen asgje e keqe gjuhen shqipe nga mendimet e njerzeve jo kopetente ne fushe te gjuhesise. Sigurisht ka shume teperime por e ardhmja e shpejte ( zbulimet arkeologjike dhe deshifrimi i shkrimeve epigrafike) do tu jap te drejte " shrlataneve". Tani zonje le te kthehemi tek fjala Juaj ne kuvend ne nje kendveshtrim tjeter. 1-Ju flisni per shqipen por ne fjalen tuaj keni perdorur si pa dashur rreth 22 fjale te huaja ne vend te te cilave mund te kishit perdorur fjalet e shqipes. 2 Ju pa te drejte e percaktoni fjalen - identittet si te ardhur nga greqishtja e lashte. Fjala identiteti eshte ndertuar me fjalet e shqipes se vjeter : Identiteti = I dent it eti = i dhent tij atit = te dheat nbi atin e tij. Per te njohur nje njeri gjithmon pyesim: i kujt eshte ky djal ose kjo vajze, pra kerkonim te dinim kush ishte i ati i tij/saj per te percaktuar identiteti i secilit. Lidhjen me tej me identitetin kombetar besoj se e beni vet. 3- Fjalen = nation = nacion Ju e keni shpjeguar keq. Nation do te thote te lindesh nga nje Nation = nati on = Lindje nga njeshi = lindur nga zoti. Ju kujtoj shprehjen : Zoti eshte ati jone. Kjo do te thote qe nje fis nje komb e kan prejardhjen te njejte. Shpresoj te me mirekuptoni.
Por kryesoren,nuk e ke thene mor zan,qe nuk je zan por Ramazan, dhe Shqiperia,tani nuk eshte Europe,por e gjitha ARNAUTISTAN,vilajet.
Selam Erdoganit Une nuk jam Ramazan por Zan, dh zan do te thot njeri me ze, njeri i njohur ose njeri i ditur. S'ka gje, por duhet te sqaroj se emri Arnaut dhe Arnautistan nuk jane terma poshteronjes sepse : Arnaut eshte krijuar mendihmen e shqipes dhe ka kuptimin e njeriut te tokave buze ujit ( are na = ut) dhe arnautistan = Vendi i njerezve tetokave buze detit( ujit), Sic duket turqit e kane ditur 500 vjet para teje kuptimin e merit Nautike = shkenca qe meret me lundrimin por qe kohet e fundit eshte zgjeruar edhe me lundrimin ne hapsire ( ajer ) aeronautika. Zoti e ruajte Shqiperine nga shqiptaret ka thene nje shqiptar ikenduar.
Leri lojrat e fjaleve ramazan,birazeret e tu aziatik,jo vetem e pushtuan,por dhe e shkretuan trupin dhe shpirtin tone shqiptar,duke na prere dhe gjuhen,duke bere denatyrimi dhe bastardimin e races,me ndihmen e ramazaneve.
Që jo vetëm po e lini Shqipen të vdesë por që keni 30 e ca vjet që po ia bëni varrin, këtë e dimë. Por të paktën lëreni të vdesë në qetësi, pa këto talljet me fjalime të fryra, të kota e qesharake. Mjaft po tallet Ministrja duke na shpallur "Vitin e Gjuhës Shqipe" dhe pastaj na nxjerr notat e provimeve ku nxënësit dinë më mirë Anglisht se Shqip. Edhe serbë, grekë e turq bashkë të kishit qenë do ia kursenit përqeshjen të paktën, për hir të atyre që janë vrarë, helmuar e masakruar për këtë gjuhë.
Gjuha shqip shpeton vetem me nje vendim te Ministrise se Araimit .Nota e gjuhes shqipe te jete kryesore ne percaktimine te drejtes per te kaluar ne ciklet e larta.Gjoba Tv qe lejojne te flitet sipas krahinave.Te mos lejohen tabela me mbishkrime jashte rregullave te drejteshkrimit .Psh .Tirona( Tirana) ne ditet e librit artistik.E shume te tjera si keto deformime .
Pajtohem plotesisht me komentuesin A.G. Kjo peshtirja e "VIP-ave" te gjuhes se gjoja me keqardhje duhet te konstatojne "shuarjen e pashmangshme" te gjuhes shqipe, ma kujton nje shaka te humoristit shqiptar Devole: Nuk ka kenge e nuk ka valle, vetem pune. Sharlatanat e "dekoruar" me tituj e pagesa te majme qe nuk kan kapacitet dhe vullnet ta mirembajne dhe zhvillojne si duhet gjuhen shqipe, le te heqin dore nga "brengat" e tyre. Shqipja to ta vazhdoj jeten e vet pa problem me bijt e shekullit te ri, siq thoshte Migjeni.
Nuk i mohoj gjithe te keqiat qe na ka bereTurqia gjate 500 vjete pushtim, dhe qe na kane lene pasoja shumete renda. Ajo nuk na mbrojti kur fqinjet tane shovinist iu turren teritoreve tona dhe nga 93 000 km 2 na ngelen vetem 28 000 km 2. Pushtuesit jane gjithmon pushtues.