Në sallën “Aleks Buda” në orën 11:00 me datë 12 Mars 2024 Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të mbajë konferencën shkencore “Naum Prifti, mjeshtër i prozës së shkurtër”. Kjo konferencë organizohet nga seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike. Në këtë tryezë do të referojnë prof.Ymer Çiraku, prof.Tomorr Plangarica, prof. Shaban Sinani, prof. Evalda Paci, prof.Eleni Karamitri, prof.Kastriot Gjika, prof.Ermira Aliaj dhe dr.Anxhela Çikopano dhe do marrin pjesë dhe familjarët e autorit.
Naum Prifti u nda nga jeta në vitin 2023 dhe ishte një figurë e letrave dhe kulturës shqiptare. Ai konsiderohet një prej shkrimtarëve më të të rëndësishëm të letërsisë modern shqipe me një krijimtari tepër të larmishme duke lëvruar në disa gjini sit regime, komedi, drama, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi e artikuj kritikë e publicistikë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje