Akademia e Shkencave do të shpallë sot në orën 13:00 me datë 12 Mars 2024 në sallën e Librit Akademik pranimet e reja në Akademinë e të Rinjve të Shqipërisë. Këto kandidatë janë të përzgjedhurit nga 13 kandidatët e regjistruar sipas vendimit numër 64 i datës 16.11.2023 për shpalljen e konkursit për ringritjen e Akademisë së të Rinjve dhe për pranimet e reja sipas ligjit dhe statutit.
Komisioni i ngritur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për konkursin e pranimit të anëtarëve të rinj të Akademisë së të Rinjve nën drejtimin e akademikut Adrian Civici në përputhje me kriteret bazë të Statutit dhe “Kartës themelore të ALLEA” ka vlerësuar përputhshmërinë e kandidatëve të regjistruar sipas dokumenteve në dosjet e tyre.
Me aprovimin e statutit, ASHSH miratoi përbërjen e komisionit të pranimit, me funksionet e një jurie dhe ju drejtua të gjitha universiteteve publike dhe jopublike me të cilat ka marrëveshje për të nxitur pjesëmarrjen në konkurs.
Akademia e të Rinjve gëzon të drejtën e një buxheti vjetori për botimin e një reviste të numerizuar, për pjesëmarrje në veprimtari shkencore ndërkombëtare dhe brenda vendit, si dhe koordinim të punës së saj. A.K./TemA
Hahaaa sa kam qeshur kur degjoj akademik Ardian Civici me tituj plagjiature dhe me krijime personale te mara e te perkthyera nga te tjeret qe ky i shet si pune te tija. Akademi e Shkencave e mbushur me Civice...
Akademia e Barinjve thuaj qe marrin rrogen nga Janulla me shoke.