Akademia e Shkencave ka mbajtur ditën e djeshme me 12 Mars 2024 një veprimtari shkencore në homazh të jetës dhe veprës së shkrimtarit Naum Prifti. Akademikët dhanë vlerësimet e tyre. Në konferencë mori pjesë dhe kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi dhe punonjës të Institutit të Gjuhësisë dhe letërsisë, miq e kolegë të autori, studentë e studiues. Të pranishme ishin dhe vajzat e autorit, Julka dhe Rafaela.
Akad.Gëzim Hoxha e vlerësoi Naum Priftin si mjeshtër të prozës së shkurtër dhe përfaqësues të një figure shumëdimensionale të artit dhe letërsisë shqipe si shkrimtar.
Prof. Ymer Çiraku e vlerësoi Naum Priftin si tregimtarin e kapërcimeve estetike zhanrore. Naum Prifti (1932-2023) mbetet tregimtari sui generis në letërsinë shqipe, jo vetëm për qëndrimin besnik këtij zhanri letrar, por edhe se e përfaqësoi atë në nivele të larta.
Akad. Shaban Sinani dhe prof. Tomor Plangarica e vlerësuan Naum Priftin si një personalitet që i përket letërsisë si institucion, me kontribute të shumanshme në trashëgiminë letrare të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e më pas; mjeshtër i prozës së shkurtër; po aq i shquar në llojet e dramatikes, me vend të shënjuar për skenarë të filmit artistik, dokumentar e vizatimor; përkthyes a shqipërues i disa kryeveprave të letërsisë botërore për fëmijë e të rinj; autor jetëshkrimesh, monografish dhe krijimesh didaktike; etj.
Administratori i minibashkisë nr.8 z.Erjon Xhafa u dorëzoi lule Julka dhe Rafaela Priftit dhe “Certifikatën e mirënjohjes” në emër të Kryetarit të Bashkisë z.Erjon Veliaj. A.K./TemA
Akademia e shkencave Serbe!