SHKODRA/ Ambasadorja e Francës viziton Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi

13 Mars 2024, 09:25Kulturë TEMA
SHKODRA/ Ambasadorja e Francës viziton Muzeun Kombëtar të

Ambasadorja e Francës në Tiranë Catherine Suard ka vizituar ditën e djeshme Muzeun Kombëtar të fotografisë “Marubi”. Ajo u prit në mjediset e muzeut nga drejtori i muzeut Luçjan Bedeni me të cilin diskutuan për zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet Muzeut dhe institucioneve franceze të kulturës.

Nepërmjet kësaj marrëdhënie të krijuar në vite u bë i mundur bashkëpunimi me Institut national du patrimoine në 2014 për ngritje e atelieve të punës për restaurimin e fotografive dhe në 2018 bashkëpunimin me Jeu de Paume falë të cilit dhe u hap ekspozita “Nadar- Mes rregullave dhe tekave”. Në vite një sërë artistësh dhe ekspertësh janë bërë pjesë e programeve të muzeut. A.K./TemA

Lini një Përgjigje