Anëtarët e Konventës Europiane për Teatrin, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Greqisë dhe Teatri Kombëtar i Kosovës zhvilluan një takim pune me përfaqësues të teatrove publike nga 12 shtete të Ballkanit në Sofje.
Mbështetur nga një Grant Zhvillimor i KET, takimi u zhvilluar në Teatrin Kombëtar Ivan Vazov dhe kishte si synim forcimin e bashkëpunimit në Ballkan, diskutimin e pengesave dhe sfidat si dhe zgjidhjen e këtyre të fundit. Zgjidhje të përbashkëta këto që do ndihin të gjitha palët për tejkalimin e tyre.
Në takim u diskutua më pas politika artistike, sfidat administrative dhe logjistike, infrastruktura teatrore, tensionet kulturore dhe pengesat gjuhësore dhe u eksplorua mundësia për një Rrjet Aktiv të Shkëmbimit Teatror Ballkanik. A.K./TemA
Lini një Përgjigje