Vjen premiera e re në Teatrin Metropol

15 Mars 2024, 08:20Kulturë TEMA
Vjen premiera e re në Teatrin Metropol

Në Teatrin Metropol me datë 16 Mars, ora 11:00 do vijë në skenë shfaqja për fëmijë “Maçokët kushërinj”. Përkthimi dhe përshtatja vjen nga Roerd Toçe me regji të Joana Omeraj. Koreografia nga Edet Miraka dhe interpretojnë Edvin Mustafa dhe Roerd Toçe.

Fabula e Ezopit tregon për dy maçokë, njëri që jeton në qytet dhe tjetri në fshat. Maçoku i qytetit, i mësuar me jetën e shpejtë andej dhe të bollshme nga koshët e mbeturinave takon maçokun e fshatit i cili jetonte një jetë të thjeshtë por të lumtur me gjueti minjsh e freski natyre. Ato shkëmbejnë përvojat e tyre dhe kuptojnë se lumturia nuk vjen nga pasuria apo bollëku i jetës por paqja dhe kënqësia me atë që ke afër. Shfaqja do të jepet të shtunave dhe të dielave në orën 11:00. A.K./TemA

Lini një Përgjigje