*Armand Bora është regjisor teatri që nga 94’ në Teatrin e Vlorës. Ai regjistron rreth 30 premiera në Teatër dhe Opera. Ka drejtuar dy filma, një si regjisor dhe skenarist dhe një vetëm si skenarist. Mes tyre filmi “Valsi”. Ai gjithashtu ka drejtuar disa formate televizive. Armandi mundohet të ruajë një linjë estetike të një teatri jotradicional në favor të atij që e quan teatër antropologjik. Më pas ai ka eksperimentuar drejt teatrit polifonik. Diku më shumë apo më pak gjurmët e këtij teatri vihen re. Disa nga shfaqjet e tij më të sukseshme janë “Tre mendje në ankand” i cili ka fituar tre çmime në ’94. Ai ka përshtatur dhe një tekst të Ismail Kadaresë, “Ëndrra e një nate dimri” që u zhvillua si shfaqje te pishina e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu ka shkruar “Ata hynë pa trokitur” që ka pasur 5 produksione, dy në shqip dhe tre jashtë shtetit, mes tyre në New York, Broduej.
Çfarë do të thotë teatri për ju?
Teatri për mua është një rrugë apo urë komunikimi. Përmes tij unë kam gjetur
mundësinë për të shprehur dhe ndarë me të tjerët mendimet e mia, shqetësimet e
ndryshme, bindjet apo opinionin rreth problemeve të ndryshme, të tashme apo të
shkuara të shoqërisë tonë.
A mendoni se mund të përfytyrojmë një qytet pa teatër dhe si do ishte ai?
Duhet bërë marrëveshja rreth fjalës teatër. Për mua teatri nuk është dicka e
lidhur apo e varur vetëm prej një godine ku shkruhet teatër. Teatri, si një
domosdoshmëri njerëzore për të komunikuar, nevojë për të treguar dhe dëgjuar
një histori, e gjen gjithnjë vendin e tij në jetën e një qyteti. Në këtë kuptim nuk
mundem ta përfytyroj si mund të jetë një qytet ku mungon teatri
Cila ka qenë vepra juaj e parë e sukseshme që keni vënë në skenë dhe a mund
të na flisni pak për të?
Nëse suksesin do ta masnim nga cmimet dhe pjesmarrja në festival do thosha që është
tragjikomedia Tre mëndje në ankand e shkruar nga Ferdinant Hysi. Kurse sa I përket
jetëgjatësisë në skenë dhe numrit të madh të vënjeve në skenë është shfaqja Ata hyjnë
pa trokitur e cila ka patur 5 produksione skenike. I pari në vitin 1998 në sallën blu të
galerisë kombëtare të arteve për të vazhduar ne vitin 2014 ne nje produksion ku bashkë
me aktorët Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani kemi prezantuar këtë shfaqje jo vetëm
brenda Shqipërisë , por edhe në shumë vende te tjera si Greqi, Maqedoni e veriut,
Mal i Zi, Francë, Holandë. Këtë tekst e kam realizuar edhe në gjuhën kroate në Zagreb,
në anglisht në Melburn të Australisë si edhe ne fund te ketij viti që kaluam u prezantuan
9 shfaqje në Nju Jork në of Broadway.
A besoni se teatri mund të ketë dhe rol edukativ përveçse artistik?
Besoj se roli edukues është kryesori dhe mendoj se ka qene edhe arsyeja kryesore e
lindjes se teatrit.
Cili është arti më i afërt me teatrin?
Teatri është një art sintetik dhe si I tillë ai I përfshin gati të gjitha artet e tjera. Brenda
teatrit do ti gjesh të gjitha artet e tjera.
Nëse nuk do ishit regjisor, me çfarë do ishit marrë?
Me cdo gje tjetër që mund ta bëja mire.
E shikoni artin si të pavarur nga politika apo mendoni ndryshe ?
Në një fare mënyre arti është më politik dhe prodhon më shumë politikë të vlefshme
se sa kjo që ne e quajmë sot si politikë.
Cili është regjisori juaj i preferuar, po dramaturgu ?
Profesori im i shkollës, Piro Mani kurse nga regjisorët e huaj të gjithë ata që nuk i
përkasin shkollës së teatrit që e kekon suksesin te imitimi dhe ngjashmëria me
realitetin. Ndërsa ndër dramaturgët Çehov.
A mendoni se teatri « i mirë » ka ndonjë detyrim ndaj publikut?
Natyrisht që ka.
Për një regjisor mendoni se është më e rëndësishme puna apo talenti?
Si për cdo gjë tjetër duhen te jenë të dyja. Nuk ka receta se kush duhet me shume dhe
sa me shume.
Intervistoi për TemA: Adri Kalaja
Lini një Përgjigje