Vazhdojnë restaurimet në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë, të kishave të vjetra dhe manastireve. Këto janë site të vjetra që nepërmjet arkitekturës së veçantë dhe veprave të artit që janë dhe përmbajnë rrëfejnë historinë mijëvjeçare të Shqipërisë.
Prandaj dhe këto site kërkojnë një angazhim të jashtëzakonshëm për tu mirëmbajtur dhe për tu ruajtur. Në Shën Mërinë në Voskopojë, në Shën Mëhill në Voskopojë, në Manastirin e Shën Pjetrit në Vithkuq dhe në Manastirin e Shën Prodhomit në Voskopojë vijojnë punimet për mirëmbajtjen dhe restaurimin e këtyre siteve gjithmonë duke ruajtur origjinalitetin dhe kujtesën e shekujve të shkuar me gjithë hijeshinë e tyre dhe historinë e gdhendur. Ndërhyrjen e vazhdueshme do përkujdesen për të ruajtur dhe promovuar pasurinë kulturore të Voskopojës. A.K./TemA
eshte gje e mire qe restaurohen kishat dhe monastiret e orthodhkseve ,,,,gjithashtu dhe xhamit e teqet e myslymanve ,,,,,te ruhen traditat dhe zakonet e komuniteteve ,,,,,uroj myslymanet gezuar muajin e ramazanit ,,,,
Agapimeni mou patrida Voskopoli!! Di here te dogjen (turqit dhe tourkalvanoi) por ti perseri i rezistove flakes arabe......athanati!!