U promovua në Universitetin e Arteve libri "Fillimi i kinemasë në trevat shqiptare"

16 Mars 2024, 09:14Kulturë TEMA
U promovua në Universitetin e Arteve libri "Fillimi i kinemasë

U organizua promovimi i librit “Fillimi i Kinemasë në trevat shqiptare (1897-1945)” në Sallën Black Box të Universitetit të Arteve. Takimi u organizua nga Arkivi i filmit, Universiteti i Arteve, shtëpia botuese Berk dhe autori Abaz Hoxha.

Lexues dhe studiues patën mundësinë të njiheshin me librin si dhe me procesin hulumtues që është dashur për të bërë librit si dhe me mundësitë që i ofron atyre Arkivi i filmit. Diskutimet u shoqëruan gjithashtu me shfaqjen e disa prej filmimeve më të vjetra që ruhen në fondin e arkivit. Pjesë e promovimit ishin autori Abaz Hoxha, drejtuesi i departamentit të regjisë së filmit Alert Çeloaliaj, drejtoresha e Arkivit të Filmit Marinela Ndria dhe botuesja Anna Shkreli. A.K./TemA

Lini një Përgjigje