U nda sot nga jeta kritiku dhe shkrimtari Aleko Ballauri në moshën 81 vjeçare. Ai ishte përkthyes i shumë veprave nga gjuhë të ndryshme në shqip. Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social Facebook nga Klubi i Shkrimtarëve “Bota e re Korçë”. Ato shkruajnë: “Klubi i Shkrimtarëve "Bota e Re" njofton me dhimbje se u nda nga jeta mësuesi, poeti, përkthyesi brilant, kritiku Aleko Ballauri, një nga anëtarët e parë të Klubit tonë. Me këtë rast kryesia, edhe në emër të miqve, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ballauri.U prehtë në paqe!”. A.K./TemA
Cfare ka shkruar shkrimtari i ndjere?
O Pjetër, presor Lekoja eshte nga Korça, ka shkruar diçka dhe ka përkthyer letërsi. Në vitet 70-80 ka dhënë mësim në gjimnazin e Maliqit , Vizatim teknik, Elektro, Dituri makinash etj. duke formuar breza të tërë. Inteltktual dhe njeri me vlera, sportdashës dhe mbështetës i Bayern dhe RFGJ. Ngushëllime familjes!