Në Zeta Contemporary Art Center nga data 4 Prill deri me datën 5 Maj vjen ekspozita “Innumerable Petals” e kuruar nga Endri Dani dhe Markus Waitschacher. Artistët pjesëmarrës janë Abi Shehu, Agron Dine, Alfred Lenz, Fatlum DoçI, Lumturi Blloshmi (post mortum), Marianne Lang, Remijon Pronja, Rosella Pelliccioti, Gentian Doda, Ryts Monet, Susanna Hofer. Ekspozita do të ketë disa vendodhje. ZETA Contemporary Art Center, Hekla center (rruga Abdyl Frashëri), ZENIT Art Gallery, Agimi Art Center.
Orientimi kultor i kësaj ekspozite filloi me një takim të rastësishëm me një pikturë nga artisti shqiptar Agron Dine (lindur në Vlorë në 1948), një pikturë që gjendet momentalisht në një nga insitucionet kryesore të republikës. Subjekti i kësaj pikture ishin disa të rinj që po ujisnin lule në një nga parqet e kryeqytetit. Në horizont një grumbull ndërtesash industriale krijojnë kontrapunktin mes organikes dhe një të ardhmeje tëhuajzuese.
Moderniteti ka sfiduar gjithmonë bashkëekzistencën e njeriut me gjallesat e tjera. Reduktimin e hapësirave të gjelbra dhe transformimin e tyre në hapësira urbane. Këto dinamika kanë mbetur një burim frymëzimi në shekullin e 20 dhe vazhdojnë ti flasin shumë artistëve të huaj.
Subjekti i shumë punëve të “Petaleve” është përpjekja për të nxjerrë në dritë si shumë element natyrorë kanë pasuruar dhe pasurojnë emocione njerëzore, një marrëdhënie organike që kërcënohet nga moderniteti dhe fiksimi i tij me akumulimin e kapitalit. Përdorimi i luleve si metaforë për origjinën (si Big Bang) gjithashtu është një referencë ndaj ekonomive të Amerikës së Jugut që kundërshtojnë ekonominë e Amerikës së veriut. Ky lulëzim i tyre është një temë tjetër e ekspozitës.
Vetë titulli i ekspozitës, “Petale pa numër” synon të dobësojë dominimin e qenieve “me numër” në botën modern. Në të njëjtën kohë analogjia e lules si origjinë jep një pikëvështrim më të natyrshëm.
Në pjesën e parë të ekspozitës, poeti Krenar Zejno në Zenit do bëjë një përzgjedhje nga poemat historike nga shekulli 20 dhe 21 ku subjekti i poemave predominon mes luleve dhe politikës. Më pas në ZETA Center një mbrëmje muzikore do mbahet me këngë popullore nga qyteti i Shkodrës.
Kjo ekspozitë është pjesë e “Imagine Dignity”, një projekt i rëndësishëm nga projektet ndërkombëtare kulturore të Austrisë, mbështetur nga Styria me sponsor kryesor Land Steiermark, departamenti nr.9 i Kulturës për Europën. Imagine dignity ka për synim të kontribuojë në formësimin e të ardhmes me vizione artistike, ide kreative dhe formate tërheqëse dialogu. Në vjeshtë kjo ekspozitë do zhvendoset në Austri. A.K./TemA
Lini një Përgjigje