Filmi shqiptar "A cup of coffee and new shoes on" bëhet pjesë e HBO

18 Mars 2024, 09:35Kulturë TEMA
Filmi shqiptar "A cup of coffee and new shoes on" bëhet

Filmi shqiptar “A cup of coffee and new shoes on”, me regji dhe skenar nga Gentian Koçi do të jetë pjesë e HBO Europe duke filluar nga data një korrik 2024. Kjo ngjarje do të shënojë herën e parë që një film shqiptar do të transmetohet në platformën e suksesshme amerikane.

Kujtojmë se gjigandi amerikan i transmetimeve më përpara ka qenë përgjegjës për serialin e famshëm “Game of thrones” dhe serialin hit “Dr.House”. Vetë filmi “A cup of coffee and new shoes on” rrëfen në mënyrë të shkëlqyer historinë e dy vëllezërve që kanë një biznes por që vuajnë nga humbja e dëgjimit. Ato marrin vesh se kjo sëmundje gjenetike është degjenerative dhe me kalimin e kohës ato dhe do verbohen. Humbja e dy shqisave në mënyrë të plotë përbën dhe dramën e filmit. Filmi është xhiruar në gjuhën e shenjave shqip por kjo nuk e pengon të jetë një eksperiencë e këndshme për shikuesin. A.K./TemA

2 Komente

  1. P
    Pinoku

    Cfare ka shqiptar ky film pervec titullit dhe 1/3 e aktoreve? Keta te dy qe jane aktoret kryesore s'jane shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dini

      Ka gjuhen e shenjave shqip, gje qe ndodh per here te pare ne kinematografine tone. Gjithcka eshte filmuar e realizuar ne Shqiperi. Ceshtja e aktoreve kryesore qendron tek ngjashmeria e tyre, madje ata kane mesuar dhe gjuhen e shenjave shqip per kete. Nuk e di nese te duhet me shume informacion.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje