Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vjen premiera e parë e teatrit dokumentar. “Lule Sajza” do të sjellë dëshmi të të mbijetuarve të Kampit të Tepelenës me datë 21-22-23-24 Mars në ora 19:00 te ArTurbina në sallën 150.
Këto janë histori të vërteta, gati të pabesueshme që rrëfejnë një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe mbartin gjurmë plagësh që tregojnë shumë për historinë shqiptare nën interpretimin e Rajmonda Bulkut, Adriana, Tolka dhe Valentina Myteveli. Regjisor i shfaqjes është Endri Çela, kompozitor Rafael Marinaj dhe skenograf Beqo Nanaj.
Ky produksion vjen me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me “Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit”. Dëshmitë e shkëputura nga “Zërat e kujtesës” janë bazuar dhe frymëzuar dhe në shkrimet e Agron Tufës, Lek Pervizit, Fatbardha Saraçit dhe Kastriot Dervishit. A.K./TemA
Lini një Përgjigje