Autoriteti i dosjeve: Camaj është kërcënuar me jetë nga Sigurimi i Shtetit

18 Mars 2024, 12:27Kulturë TEMA
Autoriteti i dosjeve: Camaj është kërcënuar me jetë nga

Gentiana Sula nga Autoriteti i Dosjeve ka dhënë një intervistë për News 24 ku ka deklaruar se dosja e Martin Camajt nuk është dëshmi e bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit por përkundrazi. Ajo ka thënë se kjo dosje, sipas studimit përmban profilin e tij dhe ka gjithashtu dokumente të sajuara nga sigurimi i shtetit për ta kërcënuar atë me jetë.

Sula ka folur gjithashtu për dosjen e Drita Çomos duke thënë se për këtë të fundit dosja u hap që në moshën 16 vjeçare dhe në të ajo përshkruhet me nota urrejtjeje nga autoriteti i kohës. Institucioni i dosjeve ka shtatë vite që ekziston dhe është ndërtuar në mënyrë që ti përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Në dokumentet që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare ka një proces të gjatë ku merret ndihmë nga institucione apo specialistë të tjerë.

Për Martin Camajn po përmbyllet një proces i nisur prej kohësh, ka thënë zonja Sula. Dosja e Martin Camajt përmban ndër të tjera letra të vetëfalsifikuara nga sigurimi për Martin Camajn. A.K./TemA

25 Komente

  1. Q
    Qazim Mulleti

    Allah Allah..po bashkpuntoret e osmanve me berrnevek bejlere,agallare,po kAmunistat e Pol Potit do bojne gjyq Zotnive,qe u rriten fukara e i vleresoj Bota?!,Se mos ankoheni per Perendimin e Ramen mor turpi e halli i Europes

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fisniku i Freskut

      Sula thote: "Dosja e Martin Camajt përmban ndër të tjera letra të vetëfalsifikuara nga sigurimi për Martin Camajn,: por nuk thote se ku i verifikoi falsifikimet?! Lerini propagandat, por merruni me shkencen e gjetjes se te vertetes. Kete pune ne institucionin e Autoritetit te Dosjeve te Sigurimit te Shtetit mund ta bejne vetem historianet me integritet profesional dhe moral, jo zorraxhinjte qe Shqiperia i ka me shumice.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dukati

      Varet se sa e vertete , eshte zonja Sula , ne ato dokumenta qe gjen.Veshtire te besohet ajo; eshte shume w indoktrinuar.VESHTIRE te besohet i ashtuquajturi objwktivitet i saj ne kete kohe.Te gjithe po na dalin disidente , ndoshta edhe nje dite sipas eres , edhe VET Enveri do dal disident ,po ti duhet perendimit.Dhe Sula eshte shume gati te gjej dokumenta

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kimja

        Ky eshte arti i Dashnor Kaloshit qe pasi i mbaroi dokumentat e dhena nga Hajdari Azem duke i transformuar per interesa te kesaj Particke tani eshte hedhur tek dosjet qe disponon ati i tij Sali Berisha!Keto pacavure jane ete denja per skicofrene si Genc Burimi e kompani!Verberia ju ka katandisur deri ketu sa ju jane erresuar syte e nuk e kuptoni qe shoqeria da shkuar shume perpara sa habi per te bejne kush shkoi me ke,kush vrau dhe sa vodhi fale dhjemokracise qe na dhuruan miqte ,me te derguarit e tyre mesjetare si rasti i poliagjentit Berishe qe sot rruhet ne amientet e kulles se tij per mbrojtje deri ne ngordhjen e tij! Ndaj mos na hapni barkun me pordhe me rigon qe ka 20 vite qe u ka ikur era ore idioter te pamoralshem !

        Përgjigjjuni
      2. R
        RAIFI

        Martini me të ikur në Beograd publikisht ka qenë në sherbim të Beogradit,për me keq këtë veprimtari e ka vazhduar edhe në Gjermsni.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

          Si s'te vie turp te genjesh kaq shumë.

          Përgjigjjuni
        2. O
          Operacioni Zjarri

          Po marreveshe me UDB ka pasur Camaj?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ai tipi

            Ka pas ramizi me nexhmijen sa te duash. Qenveri e kish politike…

            Përgjigjjuni
            1. O
              Operacioni Zjarri

              Po flasim per Camajn, di gje ti?

              Përgjigjjuni
          2. H
            Humoristi

            Lajm humiristik!Cili nga bashkepuetoret e sugurimit te shteti nuk eshte kercenyar,perpara se te nenshkruanin bashkepunimin!?

            Përgjigjjuni
            1. 7
              768

              Autoriteti pa lidhje...marrin rrogat...

              Përgjigjjuni
              1. N
                Niko

                Po më Ilir Meta(Metaj) si është e vërteta?Sula bën vetëm tym,e pabesueshme.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  populli

                  kujt I hyjne ne pune keto idjotesira dhe budalliqe?????

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trapajane hesapi

                    Zonje,je ne konflikt interessi ne ate pozicion qe je.Zyrtarisht duhet te hapesh doreheqjen. Martin camaj u arratis ne Jugoslavi dhe u vu ne sherbim te UDB.,si dhe Shkreli dhe Ai tjetri i zerit te Amerikes,tropojani.Pra shkuan ne Beograd. Sipas disa prej jush,Enveri Ka qene ne sherbim te Titos.Indirekt Edhe Camaj,Shkreli,Trapajani dhe te tjere agjente te UDB,perfshi dhe Saliun me Lirine e Milices,dalin qe Kane qene ne sherbim te Enverit,Pra te sigurimit.Qe te beni me te besueshem kete antikomunizem te ketyre herojve tuaj,te pakten Hiqni akuzen se Enveri Ka qene agjent i Titos.Se per keta,i gjukojme vete ,pa' qene nevoje per kom,isionin tuaj ne pozitat e konfliktit te interesit,qe sherben vetem per pastrimi e dosjeve dhe zhdukje,n e dokumenta e qe vertetojne veprimtarine antishqiptare te camajt,shkrelit,Trapajanit,Milices dhe te tjere.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kaonia

                      Spiun ky spiun dhe Koliqi , gjithe jeten të paguar nga sherbimet e huaja.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pinguini

                        Hahaaa....pyet ne Cia dhe SISDE...bejleret e agallaret dhe hoxhistat ishin bashkpunetoret e pushtuesve me te urryer dhe me injoranta.Po pse Is Qemali e Boletini etj kuj i sherbuen gjithe jeten

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Moisi Golemi

                        Spiun i UDB-së ishte. Ashtu si të gjithë këta në krye të Autoritetit të Dosjeve. Rracë e dhier supëprishurish.

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          turisti

                          Cu intereson njerezve cfare ka ndodhur para 80-dhjet vjetesh .Duam te dime cpo nodh tani ,a eshte Saliu spiun i UDB-se qe shkaterroi Shqiperine

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lasgushi

                            Paska pjerdhur kjo Gentian! Nuk di çferë gënjeshtrash të sajojë,që ti pëlqejnë Edi Ramës. Mirë është që të sajojë kjo biba ndonjë gënjeshtër që ti pëlqejë DPAK ut.I cili po analizon tenderat e fituar nga i shoqi.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Evisa

                              Po kush është ndikimi për mirë apo për keq i Martin Camajt në jetën e sotme publike? Flisni për dosjen e Camajt për të mos folur kurrë për dosjet e atyre që i kanë bërë gjëmën këtij vëndi edhe tani në demokraci. Ju nuk i hapni dosjet, për arsyen e thjesht se nuk mund të siguroni pushtetin e përjetshëm të bijve të spiunëve nëse ato hapen. Ju keni vënë në autoritetin e dosjeve bashkëshortin e zonjës Lindita Nikolla, Ligor Nikollën. Pse e keni bërë këtë? Gjithçka është e qartë, nga njerëz që duan kontroll total mbi jetën politike e shoqërore të vëndit, vetëm të tillë individë mund të vendosen për t'a siguruar këtë kontroll. Ky institucion, i cili gjithë ditën vret miza dhe nuk është për të hapur, por për të mbyllur dosje, pse nuk i jep përgjigje të qartë dhe përfundimtare dosjes së ish kryeministrit dhe ish Presidentit të vëndit, zotit Ilir Metaj, një individ me influencë të jashtëzakonshme në këta 32 vjet, por shkon dhe jep përgjigje për Martin Camaj, gje që ka vlerë vetëm sa për kuriozitet, pasi nuk ka asnjë ndikim në jetën publike sot? Kërkoj sa për tymnajë Deputeti Çollaku të hapeshin dosjet e gjithë deputetëve të pas '90-tës, çfarë u bë me këtë kërkesë? Pse nuk del zoti deputet të kërkojë publikisht në media të mësojë për fatin e kërkesës që ka bërë? Ka kontroll për mënyrën sesi e bënë punën ky institucion? Janë një mijë gjëra që duhen bërë mirë në këtë institucion, por aty janë përzgjedhur me kujdesin më të madh të punojnë ata që janë skllevër dhe shërbëtor të bindur të atij sistemi gjakatar dhe jo miq të se vërtetës dhe nderit, njerëz që e duan dhe do t'i shërbenin me nder sistemit demokratik që duam të ndërtojmë. Ne duhet të bëhemi koshient, se gjithçka negative që ka ndodhur në këtë vënd ka qënë rezultat i lejimit të ndërtimit të demokracisë nga njerzit më të urryer të atij sistemi pervers. Atëherë, si mundet që njerëz të cilët i shërbyen dhe mbajtën gjallë diktaturën më egër në Europën lindore, të vihen në krye për të ndërtuar demokracinë? Ja shiko Rusinë, po "ndërton" demokracinë me Putin në krye, një oficer të KGB komuniste, i lindur dhe ushqyer qysh në vezë kundër demokracive perëndimore, armik i betuar i sistemit që thotë se po ndërton.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Locka

                                Duhet fillu me bashkpunetoret e osmaneve bejlere etj qe na shiten patriot,pastaj me hoxhistat e berishistat

                                Përgjigjjuni
                              2. J
                                Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                                Drejtuesve të institucioneve shtetërore duhet t'ju ndalohet me ligj protagonizmi mediatik. Paguhen nga taksat e shqiptarëve si profesionistë, kompetenca e të cilëve është e lidhur me veprimtarinë institucionale. Është e majftueshme të bëjnë me pjekuri, përkushtim, profesionalizëm punën e tyre. Sa për kontaktet mediatike apo publike, shteti duhet të krijojë platformat e nevojshme institucionale të komunikimit; transparent, profesional dhe cilësor. Por jo të ushqejë histerinë e tallavasë pa kriter, pa politikë institucionale, pa profesionalizëm, pa pikë përgjegjësie. Informacionet e reja për Camajn dhe këdo figurë publike, mund t'ju dërgohen historianëve që merren me këtë punë dhe që janë në gjendje të pasqyrojnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi figura të tilla, pasi as Camaj dhe as shumë të tjerë nuk janë kaq engjëj, që dikush në mënyrë abuzive i paraqit vetëm me informacionet që i vijnë për shtat, duke i bërë një dëm të madh historisë, informimit të shqiptarëve, seriozitetit të institucioneve të shtetit dhe vetë figurave që tregtojnë në tregun histerik të tallavasë mediatike. Por në një vend ku i pari i qeverisë, me gjithë hallet që ka Shqipëria dhe nivelin e korrupsjonit dhe inefiçenvës të qeverisë që drejton, është protagonisti më delirant dhe kompulsiv i tallavasë mediatike, ndofta budallai jam unë.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shqiptari

                                  Para se “te arratisej”,M.Camaj eshte thirrur ne Degen e Puneve te Brendeshme ne Shkoder??!! Ai ka qendruar per shume kohe ne ish Jugosllavi dhe me vone jetoi per tere jeten ne Europen perendimore,ne Gjermani,Itali etj.Tere jeten ai nuk u shfaq ne publik,nuk ka pothuaj asnje filmim apo kronike televizive,qofte dhe perivate ku ai te shfaqet.Ka vetem nje filmin ne nje takim ,bisede televizive pasi ka rene regjimi komunist ne Shqiperi.Ne aktivitetin e tij jashte vendit ai ka qene i pranishem ne takime me njerez qe ishin shpallur “Armiq te rrezikshem” te regjimit komunist,si Koliqi me shoke dhe ne organizata elementesh te arratisur nder vite. Ne çastet e fundit te jetes,Camaj ka djegur deri dhe letren e fundit te arkivit te tij duke mos lene pas asnje dokument apo doreshkrim,letrkembim,korrespondence,shenime dhe letra te tjera te marra apo te derguara. Dihet qe kunderzbulimi shqiptar kishte rekrutuar dhjetra njerez nga shqiperia me qendrim antikomunist qe “arratisej” nga vendi dhe i sherbyen sigurimit per katre dekada.Sigurimi kishte metode presionin,kercenimin dhe detyrimin per t’i rekrutuar keto kontigjente qe punuan ne Perendim per kete instrument kriminal ne Shqiperi qe ka bere krime te tmerrshme.Zoti e dhente qe Camaj te mos jete nje nga keta “Patriote” qe ka punuar ne heshtje i detyruar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Elis

                                    Hahaha, komentojne ish sigurimsat. Ai eshte shqiptare I paster. Ai Ka qene një atdhetar I paster. Fjalet tuja nuk e zvogelojne dot msdhestine e tij dhe as e ndotin dot.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqiptari

                                      Ernest Heminguej eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj ne bote.Ai ka qene agjent i CIA per disa dekada.Pra bashkepunetor i sherbimeve inteligjente amerikane.Edhe pse u deklasifikua dosja e tij nga vete CIA,fama dhe figura e tij nuk u be pis.Ky bashkepunetor i sherbimeve inteligjente amerikane mbetet nje nga shkrimtaret me te medhenj ne bote.Camaj as nuk njihet dhe as eshte lexuar nga masa e madhe e shqiptarve,ndonese eshte botuar tani Kam lexuar disa nga botimet e tij.Eshte nje rrefimtar interesant dhe i kulturuar qe per fat te keq nuk u njoh ne kohen kur ai shkroi.Ne prozen e tij ka mjaft mall dhe dashuri per vendin e shkruajtur ne nje gegnishte te paster.Me siguri ne te ardhmen besoj se sado vite te kalojne Camaj nuk do lexohet me nga askush ashtu siç ka ndodhur me Gjergj Fishten dhe Kasem Trebeshinen.Agjentet e Sigurimit te Shtetit ne fund te fundit punonin per shtetin qe i rekrutonte per t’i sherbyer regjimit dhe vendit

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje