Në Teatrin e Operas dhe Baletit nën dirigjimin e Rafał Janiak, Orkestra Simfonike, Kori i TKOB-së nën dirigjimin e Dritan Lumshi, Kori i Zërave të Bardhë nën drejtimin e Sonila Baboçi dhe Formacioni Vokal i Forcave të Armatosura erdhi Carmina Burana.
Me baletmaestër Carlos Montalvan, Alisa Gjoni dhe Gerd Vaso dhe me sopranon Rovena Xhelili, Tenorin Matias Xheli dhe Baritonin Armando Likaj e bën një “Carmina Burana” plot emocione dhe të paharrueshme për publikun.
Kujtojmë se Carmina Burana është një Cantata e kompozuar në 1935-1936 nga Carl Orff, bazuar në 24 poema nga një libër mesjetar. Titulli i saj i plotë në latinisht është “Carmina Burana: Cantiones profanae cantoribus et choris cantandae comintantibus instrumentis atque imaginibus magicis” që përkthehet si “këngë laike për këngëtarë dhe kore që duhen kënduar bashkë me instrumente dhe imazhe magjike”. Fillimisht ajo u performua nga Opera e Frankfurtit në 8 Qershor 1937. Është pjesë e Trionfi, një triptik muzikor që përfshin gjithashtu Catulli Carmina dhe Trionfo di Afrodite. Libreti është një pjesë që kremton natyrën efemere të jetës, gëzimin në rikthimin e pranverës dhe kënaqësitë e trupit. A.K./TemA
Saliu do vejë?