Promovohet pasnesër në Akademinë e Shkencave libri i Vojsava Nelos

19 Mars 2024, 08:45Kulturë TEMA
Promovohet pasnesër në Akademinë e Shkencave libri i Vojsava

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, përkatësisht në sallën “Aleks Buda” do promovohet libri i Vojsava Nelos me titull “Itaka ime”. Libri do promovohet me 21 Mars në orën 11:00. Libri është botuar nga shtëpia botuese Toena.

Vojsava Nelo është poete dhe prozatore e letërsisë bashkëkohore shqipe. Autore e romanit “Gruaja me të zeza” dhe gjithashtu më herët “Saranda, kënga ime e detit- Eja në Sarandë”. Që në botimet e saj të hershme dallohet ndjenja e thellë, intensiteti emocional dhe lirika e bukur. Një vlerësim për krijimtarinë e saj ka shprehur më herët dramaturgu Fadil Kraja: “Sa herë e sjell në kujtesë, mrekullohem se si shpërthyen në vitet 1973-1977 një plejadë studentësh, poetësh dhe poeteshash aq të talentuar që tanimë kanë bërë emër dhe radhiten me meritë në antologjinë e poezisë më të ndritshme aktuale shqipe. Mes këtyre studentëve të shkëlqyer, mes këtyre talenteve zë vend në krye të listës një vajzë e bukur, e gjallë dhe shumë e talentuar, Vojsava Nelo. A.K./TemA

Lini një Përgjigje