“Terminal për Tiranën” është një instalacion unik i vendosur në hyrje të QSUT nga artistja polake Karolina Halatek. Ky instalacion është kuruar nga Adela Demetja nga Tirana Art Lab në bashkëpunim me arkitektët Elian Stefa dhe Dea Buza.
Veprat e artit në hapësira publike janë tregues të zhvillimit ndërkulturor që i japin një dimension të ri hapësirave ku instalohen. QSUT nuk është një vendndodhje e rastësishme dhe as e kotë. Për ti parë gjërat pak më me dritë nuk na ndihmon askush përveçse arti.
Terminal për Tiranën është një ndër projektet fituese të thirrjes “Art në hapësira publike” që synon përfshirjen e artit si pjesë të pandryshueshme të qytetit dhe banorëve të tij duke e bërë kështu atë më të bukur, më të qetë e më të mirë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje