Në muajin e gruas Autoriteti për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit diskutoi në Klubin e Librit “Mësojmë nga e kaluara”, librin ditar dhe poezi “Dritë që vjen nga humnera” të Drita Çomos si dhe zbuloi për herë të parë për publikun pjesë nga dosja e survejimit që ish-Sigurimi i Shtetit nisi ndaj gjimnazistes 16 vjeçare.
Drita Çomo u lind në Tiranë në 19 mars të vitit 1958. Në nëntor 1960, në moshën dyvjeçare, u internua, për shkak të dënimit politik të nënës së saj, Liri Belishova dhe dënimit të të atit. Maqo Çomo dy ish-funksionarë të pushtetit komunist.
Një pjesë të fëmijërisë dhe të adoleshencës e kaloi e internuar në Kuç të Vlorës e më pas në Progonat të Kurveleshit. Së fundi u internua në Cërrik, ku dhe mbaroi shkollën e mesme, por për shkak të sëmundjes së rëndë dhe të keqdashjes, nuk arriti të kryente maturën. Vdiq fill e vetme në moshë fare të re, më 19 shkurt 1981, në Spitalin Onkologjik të Tiranës, ku as në grahmat e fundit nuk iu lejua që të kishte pranë të ëmën. Ajo la të shkruar një ditar, i cili është dëshmi për ngjarjet e ndodhura në izolim si dhe dhjetra poema e poezi të shkruara në vitet 1975-1981, të cilat janë një histori vuajtjesh, dhimbjesh dhe shprese, të cilat u bënë pjesë e diskutimeve në Klubin e Librit, mbajtur në praninë e profesorëve dhe mësuesve të historisë, gjuhës dhe letërsisë, mikes së saj të rinisë, aktores së mirënjohur Rajmonda Bulku dhe vëllait të saj, Petrit Çomo.
Kryetarja e Autoritetit Dr.Gentiana Sula tha se libri që ka lënë pas Drita Çomo dhe dosja e survejimit që hapet për herë të parë për studiuesit me lejen e familjarëve vjen në përkujtim të 8 Marsit për të nderuar përpjekjet e grave dhe vajzave në komunizëm. Aktiviteti vijoi nën moderimin e Prof.Dr.Aljula Jubani e cila tha se çdo rast i veçantë që na krijon mundëisnë të njohim mendje të kthjellta dhe shpirtra të epërm si Drita Çomo është jo vetëm shërbim për të njohur të vërtetën e një jete por për të ndriçuar të rinjtë sot me modelet më të mira njerëzore që nga terri më i madh i kohës na ndrijnë dhe sot.
Dr.Edlir Orhani nga Autoriteti bëri një paraqitje të gjetjeve arkivore nga dosja e hartuar nga Sigurimi si dhe disa momente nga dosja e krijuar për nënën e saj Liri Belishovën. Ai u shpreh : “Dosja është hapur kur ajo kishte mbushur 16 vjeç dhe vazhdonte vitin e dytë të gjimnazit në qytetin e Cërrikut ku ajo banonte e internuar me të ëmën Liri Belishova dhe të vëllain, Petrit Çomo. Dosja nis me një shënim të operativit të sektorit të hekurudhës Fier-Ballsh, ku gjimnazi i saj mori pjesë në aksionin për ndërtimin e hekurudhës në periudhën qershor 1974. Survejimi i famijes dhe të dhënat me Teknikë Operative (përgjim të bisedave nënë e bijë në shtëpi) ishin të mjaftueshme, sipas sigurimit që Drita Çomo të vendosej në përpunim paraprak për agjitacion e propagandë. Ndaj saj u hartua dhe miratua edhe plani i masave agjenturalo-operative”, ku në bashkëpunin përfshiheshin edhe nxënës të klasës së saj, të cilët raportonin për mendimet jashtë klisheve ideologjike dhe referatet që Drita krijonte sipas temave të orës së letërssië, apo edhe të fizikës. Në datën 1.4.1977 merret vendimi për arkivimin e dosjes 2A për shkak të sëmundjes. Por përsëri tre vjet më vonë ndërsa lëngonte në shtratin e vdekjes në 30.11.1980 jepet vendimi për ta marrë në përpunim 2B me asyen se shfaq tendencën “për agjitacion e propaganda armiqësore, për drejtimin antiparti duke marrë masa për kontrollin e saj.” Me vdekjen e saj dosja arkivohet në datën 18.3.1983.”
Elona BaçI nga Autoriteti u shpreh se duke evidentuar faktet dhe duke vendosur përballë kujtimeve të saj dhe dokumentet arkivorë të kohës mund të thellohemi tek e vërteta dhe ju kundërvihemi fakteve të rreme që ndërtoi regjimi dictatorial mbi të ashtuquajturit armiq.
Petrit Çomo, vëllai i Drita Çomos solli disa dëshmi nga jeta në internim dhe vitet e kaluara me Dritën duke thënë që i vjen mirë që ajo kujtohet dhe pse vdiq e re. Ajo ka lënë pas këto kujtime që e kthyen historinë e saj në qendër të vëmendjes.
Rajmonda Bulku, aktorja e dashur për publikun, shoqe rinie me Drita Çomon tha se Drita për aq jetë të shkurtër sa pati, pati dhe jehonë. Në kohën e komunizmit ajo ishte një zë i fuqishëm në shoqëri. Drita ishte burrneshë, me të jepnim e merrnim libra.
Dr.Migena Kapllani, mësuese në shkollën “Konstantin Kristoforidhi” në Elbasan solli një refleksion për poezinë mesazh të Çomos ndërsa Prof.Asoc.Dr.Andi Pinar inga Fakulteti i Historisë Tiranë foli mbi rëndësinë që ka memuaristikë në edukimin e të rinjve me respekt për identitetin kombëtar.
Autoriteti po punon ndërkohë me libra memuarë dhe historik që prekin ngjarje të patrajtuara të periudhës 1994-1991 me qëllim që programi i klubit të librit “Mësojmë nga e kaluara” të shtrihet sa më gjerëisht në arsimin parauniversitar. A.K./TemA
Po e mesoni me byth te kaluaren , ne rradh te par msoini te rinjve se ne kte bot ka pasur atdhetar dhe tradhtar , sot jeni ber njesoj , bile antishqiptaret sot i gjen ne krye te shtetit ne politik parlament pronar gazetash e televizionesh dhe ndihen krenar qe urrejn shqiperin dhe punojn kunder saj ne interes te grekut e serbit , ndaheni ne kte vend shapin nga sheqeri , mjaft me prapagand poshteruse kunder nje sistemi qe tek e fundit na mbajti me pun te garantuar e me buk per 50 vjet , me shkolla dhe spitale falas ku nuk behej fjal te kerkonte njeri para dhe me sherbim te shkelqyer per kohen qe ishte , thoni rrealitetin , per vajzen e Liri Belishoves me vjen keq qe jeta i shkoj shum keq te prehet ne paqe atje ku esht .