Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” Shkodër do të hapë me datë 5 Prill 2024 në orën 19:00 ekspozitën Felice Beato dhe Adolfo Farsati: Dy italianë në lindjen e largët.
Kjo ekspozitë çelet me ndihmën e Fondazione Alinari per la fotografia dhe kurohet po nga ky fondacion me konsulente shkencore Rossella Menagazzo. Ekspozita shënon bashkëpunimin e parë mes dy institucioneve dhe shfaq punët e dy autorëve të rëndësishëm për historinë e fotografisë italiane dhe botërore.
Këto dy italianë ishin ndër të parët që fotografuan Lindjen e Largët, Japoninë në veçanti dhe kanë kontribuar kështu në përhapjen e fenomenit kulturor të Orientalizmit në Europë.
Ekspozita mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Italian i Kulturës.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje