Me datë 27 Mars në orën 19:00 në Librarinë Dukagjinë në Prishtinë do të mbahet promovimi i librit “Kënga popullore qytetare e Elbasanit” që ka për autor Kastriot Tushën.
Ky libër është shkruar nga tenori operistik dhe interpretuesi i njohur Kastriot Tusha duke marrë parasysh dhe shqyrtuar një hapësirë të gjerë etnomuzikore shqiptare dhe kohore.
Kapitujt që përbëjnë strukturën e veprës, së bashku me çështjet përkatëse janë produkt i zhvilluar si pasojë e një konceptimi professional të objektit të shqyrtimit të cilin lexuesi mund ta rrokë lehtësisht dhe studiues ka synuar ta kapë prej profilit të tij. A.K./TemA
Lini një Përgjigje