Në Galerinë e Artit çelet sot ekspozita e fotoreporterit Roland Tasho

20 Mars 2024, 12:30Kulturë TEMA
Në Galerinë e Artit çelet sot ekspozita e fotoreporterit Roland

Sot, ditën e mërkurë me 20 Mars, në orën 18 :00 do çelet ekspozita e fotografit dhe fotoreporterit Roland Tasho në Galerinë e Artit.

Kjo ekspozitë është një ekskurs në Tiranë ku Lana, Pazari i Ri dhe transformimi i tyre në kohë na mundësojnë të kthehemi pas në kohë për të shijuar disa pjesë nga Tirana që na mungojnë.

Këto bashkë me një përzgjedhje të rrallë nga arkivi i Roland Tashos me foto para dhe pas periudhës së Tranzicionit do jenë në fokus të kësaj ekspozite fotografish. Kjo ekspozitë organizohet nga Galeria e Artit Tiranë. Rolandi e ka përshkruar jetën e tij si një foto e bukur e shkrepur ndër vite por me ngjyrat e të cilës është punuar gjatë për ti ndërtuar.

Viti ’82 do të shënonte dhe nisjen e karrierës së Rolandit në Laboratorin e Ndërmarrjes Komunale ku punoi për një periudhë pesë vjeçare. Më tej ka dhënë kontributin e tij si fotoreporter në një nga revistat më të rëndësishme të propagandës së kohës, revistës “Ylli”. Roland Tasho njihet gjërësisht dhe për arkivin e tij të pasur me fotografi sidoms gjatë protestave të dhjetorit të vitit ’90. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 7 prill. A.K./TemA

Lini një Përgjigje