FOTOT/ Çaste nga shfaqja "Kamarja e turpit" në Teatrin e Kosovës

21 Mars 2024, 07:49Kulturë TEMA
FOTOT/ Çaste nga shfaqja "Kamarja e turpit" në Teatrin e

Kamarja e turpit, vepra e famshme e Ismail Kadare ka disa kohë që po shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.  Që nga data 19 Mars. Vepra është dramatizuar nga Doruntina Basha dhe ka për regjisor Kushtrim Koliqin.

Kamarja e turpit bën fjalë për pashain rebel Ali Pashë Tepelena, përgjegjës për disa kryengritje të shqiptarisë gjatë sundimit turk, më saktë gjatë sundimit osman. Si vepër letrare « Kamarja e turpit » hyn te ajo pjesë e veprës së Kadaresë që quhet pashallëqet e mëdha. Bashkë me « Pallatin e ëndrrave » dhe « Qorrfermani » Kadare ka përdorur alegorinë për të dhënë dhunën e sistemit diktatorial që ndërtoi Hoxha.

Sulltanët osmanë, të paprekshmit, personifikoheshin me udhëheqësit e botës komuniste, botës së lindjes. Ali Pashai tek kamarja është një personazh sa tragjik dhe komik, në shumë momente ai duket sikur nuk është më pjesë e realitetit por është aq narcis sa prezumon gjëra të cilat shkojnë jashtë sensit komun.

Megjithatë Ali Pashai mbetet një figurë historike e rëndësishme për Shqipërinë. Aty ku është, i mbyllur në librin “Kamarja e turpit” apo tashmë në skenën e Teatrit të Kosovës ai akoma bën thirrje për rebelim dhe pavarësi ndaj “Të sëmurit të Bosforit”. Vepra do jetë në skenë deri me 26 Mars. A.K./TemA

Lini një Përgjigje